“Zbërthehet” një nga të arrestuarit e grabitjes së Rinasit: Murataj ishte me dy kosovarë…

Bora Basholli

E gjithë dinamika e grabitjes në Rinas, dy javë më parë, duket se po zbardhet. Një prej grabitësve,  Alkond Bengasi ka treguar para hetuesve detaje nga grabitja, por edhe njohjen e tij me Admir Muratajn dhe Klement Çalën.

Burime bëjnë me dije se Bengasi ka thënë se fillimisht ka takuar dy kushërinjtë e tij, Klement dhe Eldi Çala dhe më pas është prezantuar me Admir Muratajn.

“Kontaktin e parë e kam pasur me kushërinjtë e mi Klement dhe Eldi Çala. Duke qenë se unë punoja në një servis ata më kërkuan t’i shoqëroja në Kavajë ku do të merrnim një furgon. Fillimisht nuk pranova sepse kam pasur fëmijën sëmurë dhe nuk doja të largohesha nga Elbasani.

Por më pas pranova dhe shkuam të 3 tek Shkëmbi i Kavajës. Aty na prisnin 3 persona për drekë. Një u prezantua si Admir Murataj i cili ishte në shoqërinë e 2 personave nga Kosova.

Një prej tyre e thërrisnin “daja” ndërsa tjetrin “Tani”. Pasi hëngrën drekë, morëm furgonat Shevrioletë, të cilët unë më pas i modifikova. Më vonë mësova se mjetet do të përdoreshin për grabitje”,- thotë ai.

 

b.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • Kur “burimet” nga prokuroria të shterojnë dhe ata që thyejnë sekretin hetimor të shkojnë në burg, do të jetë atmosferë normale për policinë të punojë. Ky lloj krimi është bërë kaq i zakonshëm sa përveç policisë, pothuaj askujt nuk i bën përshtypje.

  • Ne kohen e diktatures se XHAXHIT te MADH kurre nuk ndodhte qe te dilnin ne shtyp te dhenat hetimore,ndryshe fajtoret do shkonin ne….LITAR!
    Ja kjo eshte prokuroria e kriminalizuar qe nxjerr te dhenat hetimore qe perbejne sekret!
    Keta prokurore ose police jo vetem qe duhet te pushohen nga detyra,por edhe te jepen per ndjekje penale!
    Ne se kjo nuk ndodh atehere NUK KA SHTET,por palo shtet!

  • Deshmite e ketij te penduari edhe ne vendet perendimore dalin ne shtyp pas 40 vjetesh.
    Banda e Rinasit,eshte banda e Berishes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *