“Zbor shqiptar” në planet e Kotzias për vizitën në Tiranë

Elton Tafaruci

“Zbor shqiptar” në planet e Kotzias”, është titulli i artikullit të gazetës greke “To Vima”, që i bën një analizë politike vizitës së ministrit të Jashtëm grek në Tiranë. Sipas saj, qeveria shqiptare do të vërë në tryezën e bisedimeve çështjen çame dhe atë të kufijve me Shqipërinë.

Vizita e Kotzias ishte përgatitur nga Ministria greke me një paketë propozimesh ndaj palës shqiptare mbi çështjet dypalëshe, me synimin kryesor zgjidhjen njëherë e mirë të marrëveshjes së detit. Midis të tjerash, një rinovim të marrëveshjes së Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Fqinjësisë së mirë, e nënshkruar në 1996-n në Tiranë.

Kjo paketë propozimesh nuk ndryshon shumë nga ajo që ka propozuar në 2009-n ish-ministri i Jashtëm Evangjelos Venizelos, por ka hasur në kundërshtimin e kryeministrit Rama.

Sipas ekspertëve që kanë folur anonimisht te gazeta, ky qëndrim i Ramës, si atëherë edhe tani, buron nga një ndjenjë superioriteti që është kultivuar në elitën politike shqiptare, për shkak të krizës shumëvjeçare që vuan Greqia.

Gjithashtu, ky qëndrim fuqizohet nga fakti se, Tirana është bërë bashkëbiseduese si me SHBA-të, ku përmendet vizita e kryeministri shqiptar në Uashington dhe takimet me Obamën e Biden në prill, por edhe me Gjermaninë dhe takimet e tij me Angela Merkel.

Kotzias, nga ana e tij, që kishte shpresuar shumë se kësaj here diçka do të arrinte në takimet e tij me udhëheqjen shqiptare, ndoshta duke hedhur në tryezë “asin” e njohjes së Kosovës ka parë këto ditë se optimizmi fillestar ndoshta nuk do të vërtetohet.

Homologu i tij Bushati – shkruan “To Vima”, – në një intervistë televizive ngriti çështje çame, të cilën e lidhi drejtpërdrejt me heqjen e ligjit të Luftës nga pala greke. Athina u përgjigj nëpërmjet qarqeve diplomatike, siç ka transmetuar Top Channel, se çështja çame nuk ekziston.

Por të mërkurën e kaluar – thekson gazeta, – ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri informoi Komisionin Juridik të Parlamentit shqiptar se grupi i punës i strukturuar nga kryeministri i Shqipërisë, po përparon në fazën përfundimtare të përcaktimit të koordinatave të sakta të kufijve tokësorë dhe detarë, e rrjedhimisht edhe me Greqinë.

Gjithashtu, sipas “To Vima”-s, qeveria shqiptare në prapaskenë ka mbështetur “Fondacionin Demokratik Çamëria 2” në Hagë, që të dorëzojë kërkesën për njohjen e gjenocidit çam në Gjykatën e Hagës.

Share This Article
4 Comments
  • Shpresojme qe, me ne fund, te dale nje politikan shqiptar i patredhur.
    Si vend homolog i ISIS, greket nuk kenaqen edhe sikur te gllaberojne gjithe Shqiperine, sikurse kane bere me Camerine. Ne thelb te shtetformimit te tyre, ngjashem me ISIS, qendron feja.

  • Greqija gjithmone ne prag evenimentesh sic eshte hapja e negociatave paraqet kushte ,te behet cfar kerkon ajo ndryshe na pengon ,edhe tani do ti genjeje qeverine Shqiptare me nje rinovim ” traktati Miqesije “, Te fuse ndonje fraze atje qe dy vendet tona jetojne ne paqe e miqesi dhe te MOS HEQE LIGJIN E LUFTES.por qeverija jone duhet te jete teper e kujdeseshme ,se ata me dinakerine e tyre duane te perfitojne. cfar kane realizuar ata nga traktati i miqesise ,”asgje” ne kemi lejuar ato qe sduhej lejuar ,varreza ne vijen e vorio epirit ,lejuamhumbjen e pavaresise se kishes tone ,i dhame detin,i lejuam shkolla greke edhe atje ku nuk ka patur greke ju jane bere leshime minoritareve,etj. kam nje pyetje cdo Ministri i jashtem te takohet me Janullatusin i cili pretendon se eshte kreu i kishes autoqefale Shqiptare! ?ministri yne kur shkon ne greqi nuk takon kryepeshkopin e tyre ,e perse duhet ta takoje.kujdes nga dhelpra greke ,nje thenie e nje filozofi grek thote “mos i beso grekut as kur te ben dhurata “.kujtoni kalin e trojes .

  • para disa ditësh pamë “axhendën” e ministrit grek të publikuar nga ministria e jashtëme shqiptare!!në orën aq në filan vënd,në orën kaq në fistek vënd,por se çfar do të bisedonte dhe çfar do të bënte ministri grek dhe politikanët shqiptarë!?
    duhet të presim informacion nga gërku!!asnjëherë nuk kemi minimumin e trasparencës nga idiotët e politkës shqiptare!!maksimumi që mund të na informojnë janë “batutat”humori i berberit që përdorin politikanët tanë!!humor që bën të qeshin vetëm mvartësit servilë të tyre!!
    kur do të mësohen këta tru tredhur të japin një informacion të hapur për punën e tyre??kur do të mësohen se kjo kohë që po jetojmë quhet demokraci dhe se në demokraci informacioni është i hapur??kur do të mësohen këta tru tredhur që të ndajnë me popullin,ose publikun si e quajnë ata,punën që bëjnë!të mirë a të keqe,ska rëndësi!!vetëm kështu mund të fitojnë pikë!!nuk fitohen pikë vetëm me marketing trushpëlarës,”rama dhe dashuria e tij për lindën”,”artist i njohur internacional me ekspozita në …..,……”!!
    greqia shtet i krimbur,diktaturë fetare,por në fund të fundit shumë e shumë më demokratike se ne!!ata nuk e kanë problem të flasin për atë që do të bisedojnë me ne!bile dinë dhe atë që do të flasin politikanët tanë me ta!!
    shpresoj që tërë kjo rrëmujë të mos jetë një nga kurthet e përherëshme për shqiptarët!!flas për ne popullin dhe jo për politikën!!politika jonë është e pabesë!!ajo na ka shitur shumë keq këto 27 vitet e fundit!shpresoj që këto që shkruan shtypi gërk të mos jenë një mbështetje,një justifikim për tradhëtinë e politikanëve tanë!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *