Ndoshta nuk është lajmi kryesor në këtë periudhë epidemie por ndalimi i trafikun prej koronavirusit në kanalet e Venecias ka rizbuluar bukurinë e tyre natyrale, sipas të përditshmes vendase La Nuova di Venezia, i cila shton se peshqit po rishfaqen në to.
Zakonisht në muajin mars qyteti priste rreth 700,000 turistë por kufizimet kanë bërë që trafiku ujor të ndalojë krejtësisht.
Nuk shihen më asnjë nga vaporetti (autobuzët ujorë), krocerat e motobarkat që ndosnin ujin, teksa gazetat thonë se ndryshimi ka sjellë “ujin e lagunës së kohërave të lashta, kur kishte ende mundësi të bëje banjë në të”.
Gazetat shkruajnë se është për të ardhur keq që ky rigjenerim vjen në kurriz të vdekjeve tragjike në Lombardi, rajoni ngjitur me Veneto, ku bën pjesë Venecia.

l.h/ dita

Cthone gazetat? Eshte per te ardhur keq!? Nuk eshte per te ardhur keq o popull koketrashe me keq se shqiptaret. Eshte per te ardhur mire qe korona po na tregon qe jeta behet pa trafik, pa dundhe e ndotje. Po na tregon qe katastrofen e jetes ne Toke po e sjellin njerezit, jo viruset
Zgjohuni o milet
duhet ti themi STOP jetes frenetike dhe te shpejte, zgjimit me stres ne mengjes, ndejtjes ne trafik, perdorimit te makinave, ndotjes, mbeturinave te hedhura kuturu, ushqimeve me pesticide, politikes denigruese dhe dashakeqe..etj etj
ta provojmë ndoshta për një-dy muaj jetën ndryshe ?
Po tani sikur eshte edhe koha e lindjes se shumices prej tyre! Apo edhe kete fakt te rendomte e shisni ne lidhje me koronen?! Apo jane teste per te pare, se sa ka arritur shkalla e paditurise tek lexuesit?!