Zbret nga makina, përplaset për vdekje

Elton Tafaruci

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Durrës – Tiranë. Aksidenti ka ndodhur në zonën e Kasharit.

Shtetasi A. Gj, i cili po udhëtonte me një automjet, tip “Volkswagen” ka përplasur për vdekje drejtuesin e një automjeti tjetër.

Ky i fundit drejtonte një makinë tip “Ford”, ndërsa sa ka dalë nga makina është përplasur për vdekje. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *