Politikanët zbukurohen me paratë e shtetit

anazapta

Një kravatë e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, kushton prej 300 deri 500 euro, përderisa në kamisha i ka të dizajnuara inicialet H. TH.(Hashim Thaçi).

Kështu pati deklaruar muaj më parë deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Florin Krasniqi, për media, duke potencuar faktin se i pari i Qeverisë së Kosovës shpenzon shuma të mëdha parash për gardërobën e tij.

Jozyrtarisht mësohet se këmishët e dizajnuara me iniciale, kryeministrit i vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vite më parë këmishët me iniciale ishin bërë trend edhe në mesin e zyrtarëve tjerë të lartë të institucioneve dhe shefave të kompanive publike, të cilat porositnin këmishë nga jashtë për të imituar të parin e Qeverisë së Kosovës.

Jo vetëm i pari i ekzekutivit, por edhe e parja e shtetit, Atifete Jahjaga, shpenzon shuma të konsiderueshme të parave për dukjen e saj.

Prej se është emëruar presidente, Jahjaga shihet me kostume të shtrenjta, për të cilën gjë kujdeset disenjatorja Blerina Kllokoqi-Rugova.

Bashkëpunëtorë të presidentes bëjnë të ditur se ajo çdo ditë shkon tek floktari, ku bën grimin dhe rregullon flokët.

Një rregullim ditor i Jahjagës, edhe pse mbahet sekret nga floktari personal dhe grimeri i saj, sipas çmimeve që jepen nga floktarët tjerë për elitën shtetërore sillet në ditë mbi 50 euro, apo rreth 1500 euro në muaj. / ZËRI

Share This Article
4 Comments
  • Jo me parate e shtetit, por me taksat qe paguajne njerezit e thjeshte qe mbajne edhe shtetin. Ngandonjehere keta mytybere thone qe parate na i jep “bota”! Per syte e tyre te bukur me siguri. Por nuk duhet harruar se ato para edhe nese nuk duhet tua kthesh neser me kamate bile, duhet tua shperblesh sot me koncesione politike, ekonomike etj etj. Sa me i varfer vendi aq me te pasur sunduesit. Keshtu ndodh edhe ne Afrike;

  • Tani ne te marrim nje kryeminister qe mbane nje kerrabe ne dore nje gune dhe te dale neper bote.Po rrini o derzi se deri dje parat e juaj ua merrte Serbi dhe bile jo vatem parat pore edhe gjera te tjera te pa cmueshme dhe sote djalit tuaj i numeroni kafshaten e bukes.Te keni turp! kure merrni me gjera te tilla.
    Ore keni kujdes kur te Qeveria munde te kritikohet per gjera te tjera pore jo te shifet se c`fare brekesh veshe djali juaj. Merrni mend e mos u beheni kaqe injorante.!

  • Hallall i kane!Po merreni me kemishat e floket,si me kafet e Nexhmies.Shifni arken e shtetit miliarda euro,qe i grabiti Saliu>Sot nuk ka leke shteti te japi rrogat e pensionet,as gjelin e vitit te ri!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *