Skocezët kanë pasur një parapëlqim për shqiptarët, meqë i vështronin si një popullsi malësorësh me zakone, me veshje e me muzikë të ngjashme me të tyren. Ndoshta kjo e shpjegon pjesërisht përse nuk ngurronin të venin misionarë në këto treva. Skocez ka qenë edhe përfaqësuesi kryesor i Shoqërisë Biblike në Stamboll, Aleksandër Tomsoni. Ai vajti atje më 1861. Për t’i dhënë një shtysë të re veprimtarisë së tij, vendosi t’i shkelte vetë viset e Hercegovinës, Bosnjës dhe Shqipërisë. Pasditen e 11 qershorit 1863 i hipi një barke që shkonte në Raguzë dhe pas tri ditësh mbërriti në Tivar, të cilin do ta quante port të Shkodrës. Iu deshën nëntë orë rrugë që të arrinte të hënën në mëngjes. Ashtu i lodhur e i përgjumur siç ishte, Shkodra me kështjellën dhe me muret e larta misterioze në të dy anët e rrugëve i bëri përshtypje të veçantë. Sipas tij, qyteti atëherë kishte 60 mijë banorë. Vizitoi mejtepin e ruzhdijes, që kishte 140 nxënës dhe tre mësues, po shqipja nuk mësohej.
Gjatë 35 vjetëve më pas interesimi i tij i parë do të ishin shkollat në gjuhën e vendit. Ai merrej me botimin dhe përhapjen e përkthimeve të Biblës në gjuhët amtare. Por si do të merreshin e të lexoheshin ato përkthime në një vend, ku nuk kishte shkolla në të cilat të mësohej gjuha shqipe? Ishte botuar më 1827 Dhiata e re shqip, por me një alfabet të mbështetur në shkronjat e greqishtes. Ai shiti aty gjashtë kopje të saj, por u bind se ai version nuk ishte i përshtatshëm për ato krahina, madje drejtpërdrejt shkodranët i kërkuan që të shtypej një Bibël shqip me shkronja latine, për arsyen se shumica e katolikëve ishin në gjendje të lexonin pak italisht. Për më tepër, jo vetëm nuk i lexonin dot shkronjat greke, por edhe e shihnin me antipati kishën greke. Nisi kërkimet për të gjetur një përkthyes të aftë shqiptar, si dhe një redaktor për dialektin e veriut.
Sot për ne është e natyrshme të hyjmë në një librari, të pajisur edhe me kompjuter për të gjetur titullin e kërkuar midis asaj morie botimesh. Mirëpo mos u habitni, po të merrni vesh se një shekull e gjysmë më parë në Shqipëri nuk kishte librari, nuk kishte asnjë librari. Tomsoni vendosi të zbatonte një zgjidhje për këtë mangësi. Nga njëra anë, do të gjente një mjedis për të vendosur depozitën e librave me një depozitar; nga ana tjetër, do të përdorte librashitës shëtitës. Në Shkodër e hapi depozitën e parë, sepse atje kishte edhe një prani të gjerë të huajsh; brenda javës shiti atje edhe 80 libra në nëntë gjuhë të ndryshme. Për Shqipërinë e jugut depozitën e hapi në Janinë dhe caktoi një të ri, sigurisht skocez nga Edinburgu, Aleksandër Davidsonin.
Skocez ishte edhe depozitari, që vendosi në Shkodër: Herman Rajdeli (Riedel). Ky solli me vete edhe të shoqen. Ndërmerrte udhëtime për shitjen e librave deri në Durrës e Berat, në Pejë, Prizren e Manastir. Në letrat që i shkruante herë pas here Tomsonit, tregonte se nuk kishte shumë vështirësi në Shkodër, por autoritetet osmane e pengonin shitjen e librave, derisa mori një autorizim nga vetë veziri. Me rekomandimin e tij më pas Tomsoni mori për redaktimin e përkthimit të parë të K. Kristoforidhit një shkodran të ri të arsimuar, Nikollë Gjon Serreqin.
Rajdeli do të punësohej për dy vjet qysh nga marsi 1864. Edhe ai ishte i bindur se pa mësimin e shqipes në shkollë, puna e tij nuk do të përparonte mirë. Dëshminë e parë prej tij e kemi te njoftimi interesant, që i bënte Tomsonit në letrën e 3 prillit 1865: Një prift, Dom Gaspër Krasniqi, i cili kishte qenë më parë në Mirditë, kishte shprehur dëshirën për të hapur një shkollë shqipe në Stamboll. Mund të gjendej një njeri i përshtatshëm. Pas këshillimeve me Tomsonin, ata vendosën që të bënin një provë në Shkodër me të shoqen e Rajdelit. Dhe ja ku e kemi lajmin e panjohur deri më sot – nga Shkodra Rajdeli ka shkruar më 16 maj 1865 se: “E shoqja do ta hapë shkollën e saj më datë 22, me pagesë 20 piastra në muaj për çdo nxënëse dhe falas për të varfrat”. Pas plot katër muajsh ai shkruan se ka 6 nxënëse në klasë, pavarësisht prej kundërshtimeve të priftërinjve, dhe i paguajnë ato 20 piastra në muaj. Edhe në fund të vitit njofton se shkolla e së shoqes është një nismë shumë e vlefshme.
Ndonëse Tomsoni ishte i kënaqur me punën e Rajdelit, marrëveshja me të përfundonte dhe më 30 gusht 1866 në vend të tij erdhi depozitar Lajeri (Edwin W.G. von Laer), i cili gjithashtu ka udhëtuar nëpër Shqipëri dhe është hedhur deri në Prishtinë, Prizren e Manastir. (Më 1870 edhe ky u zëvendësua, por këtë radhë me një gjerman). Menjëherë Tomsoni i kërkoi që të mësonte shqipen. Më 18 prill 1867 ai shiti në Shkodër të parin libër me ungjijtë gegërisht, por dëshmonte se abetarja e Kristoforidhit gegërisht nuk do të hynte nëpër shkolla, sepse ishte përfshirë në mallkimin kundër librave shqip. Rajdeli kishte bërë një gabim: kishte folur para kohe për daljen e librave shqip së shpejti dhe me këtë kishte ndjellë mallkimin nga klerikët.
Herën e dytë Tomsoni e vizitoi Shkodrën më 1867 dhe vuri re me kënaqësi mjaft shenja të mira përparimi. Sërish e vizitoi shkollën ruzhdije, e cila ishte zgjeruar dhe në ndërtesën për nxënësit më të rritur, në faqen e kodrës së kështjellës, u takua me rilindësin e shquar, Daut Boriçin, autorin edhe të një abetareje shqip. Tomsoni e përshkruan Dautin si “njeri të edukuar dhe me natyrë energjike, entuziast, e dukej që kishte fituar dashurinë e nxënësve dhe i frymëzonte mjaft me zellin e vet.” Daut efendiu e priti me përzemërsi dhe Tomsoni e përgëzoi, meqë “ishte në krye të shkollës myslimane më të lulëzuar që kishim parë në Turqi”.
Përvoja për shkollë vajzash në Shkodër nuk qe një shkëndijë që u shua për Tomsonin. Ai e ka përkundur këtë synim edhe për shumë vite më pas. Shpresa të reja iu ngjallën, kur nisi bashkëpunimin me Gjerasim Qiriazin. Pasi shprehej në një letër të 28 tetorit 1882, se mund të dërgonte për t’ua dhënë edhe falas nxënësve abetaren e disa broshura të tjera shqip, shtonte: “Do të kisha shumë dëshirë që të përgatisja dikë, i cili do të jepte mësim leximin në shkollën tuaj, në rast se ju nuk do ta bënit dot vetë këtë. A nuk do të ishte e mundur që të rinjtë shqiptarë në Manastir të bëheshin të interesuar, që të mësonin të lexonin në gjuhën e tyre dhe për këtë të hapej një klasë e mbrëmjes, sidomos gjatë muajve të dimrit që vijnë së shpejti? Ne kemi dëshirë ta bëjmë provë diçka të tillë”. Ai shprehte edhe bindjen e patundur, se “mjeti i vetëm për arsimimin e një kombi është gjuha amtare.”
Edhe një herë tjetër më 10 mars 1883 ia ka përsëritur Gjerasimit synimin e vet: “Do të më pëlqente shumë të merrja vesh se a do të ishte e mundur për ne, që të hapnim ndoshta tani për tani jo një shkollë shqipe, por një klasë shqipe në një shkollë, që e ndjekin nxënës shqiptarë.” Me të i ka shqyrtuar rrugët praktike nëpërmjet të cilave mund të arrihej ai synim. Gjerasimi kishte nisur të bënte diçka. Në 7 korrik 1885 Tomsoni i përcjell shpresën se do ta rihapte klasën për shqipen në shkollën amerikane në Manastir dhe do të shfrytëzonte çdo rast për t’u mësuar njerëzve të lexonin shqip. Edhe në Gjirokastër librashitësi plak Mihali u mësonte njerëzve të lexonin. Por si sot, edhe atëherë, për nisma të tilla nevojitej mbështetja financiare. Prandaj i shtronte pyetjen: në rast se do të gjente fonde, cilët do të ishin mësuesit? Rrjedhimisht, së pari duhej menduar për mësues në Korçë e në Berat. Në Shkodër mendonte të dërgoheshin nga Manastiri dy librashitës, Thoshe dhe Zeefridi, prandaj i kërkoi Gjerasimit që e motra, Sevastia, të niste t’u mësonte shqipen dy bashkëshorteve të tyre, që edhe ato të ishin të dobishme për të tjerët. Këtë radhë marrim vesh se Tomsoni nuk e ka harruar përvojën e mëparshme dhe shton një hollësi tjetër.

“Dy zonjat që kanë qenë më parë në Shkodër kishin shkolla për vajza, në të cilat i vlerësonin shumë dhe unë kam besim se po e njëjta gjë do të ndodhte përsëri”. (letër e 4 gushtit 1886). Këto zonja, veç leximit e shkrimit, duhej të mësonin edhe punë dore, qëndisje e të tjera shprehi të tilla. Nuk ka dyshim, se kështu punonte edhe e para mësuese e tillë në Shkodër, e shoqja e Rajdelit. Të njëjtën kërkesë e ka përsëritur për të shoqen e një librashitësi tjetër, Jovan Cikut. Në rast se ajo do të shkonte në Shkodër, ishte e nevojshme që të ishte në gjendje t’u mësonte nxënëseve edhe punën e dorës e lëndë të tjera. Të gjitha këto bien në periudhën përpara se të niste punën Mësonjëtorja shqipe e Korçës më 7 mars 1887.
Për hapjen e një shkolle shqipe për vajza në Shkodër Tomsoni nuk i reshti përpjekjet. Më 1888 iu drejtua Kishës së Lirë të Skocisë; ata ishin të ngarkuar me shumë barrë të tjera. Atëhere botoi një artikull në Mesagjerin e Kishës Presbiteriane të Anglisë, rishtazi pa gjetur jehonë për fonde. E ribotoi në dhjetor atë artikull edhe te organi i Aleancës Ungjillore. I kërkoi doktor Braunit, sekretarit të Shoqërisë së Ndihmës për Misionet në Turqi, që të hetonte nëse Shoqëria për Përkrahjen e Arsimit të Femrave në Lindje do të jepte ndonjë ndihmë, por doli se edhe ata ishin ngushtë me fonde. I shkroi zonjushës E. S. Sellar në Londër, që të shihte mundësinë për të mbledhur para për këtë qëllim. Në Stamboll ishte nxënëse Sevastia gjashtëmbëdhjetë vjeç, për të cilën shpresonte se një ditë do të arrinte të punonte për arsimin e motrave të veta shqiptare. Përfundimisht, me dëshpërim hoqi dorë nga ky synim për Shkodrën, sepse ndërkaq edhe qeveria italiane do të ngrinte një shkollë italiane: “Nuk mund të ketë dyshim për rëndësinë e një shkolle të mirë vajzash në Shkodër, një qytet me 30.000 banorë, dhe z. Lamb, konsulli i Lartmadhërisë së Saj atje, ka dëshmuar jo vetëm për nevojën e një shkolle të tillë, por edhe për një perspektivë që në një kohë relativisht të shkurtër mund të arrihet që të mbahet vetë.”
Më 1889 në gjithë trevat shqiptare nuk kishte asnjë shkollë për vajzat, me përjashtim të shkollës laike italiane në Shkodër, në të cilën mësonin edhe vajzat. Zonjusha Sellar nuk mblodhi dot fonde, por shprehu gatishmërinë që të shkonte vetë në Shkodër pa asnjë pagesë, mjafton që t’i siguronin banesën dhe ushqimin. Tomsoni propozoi që ajo të shkonte për një vit në Manastir, ku ndërkohë të mësonte shqipen, ndërsa përgatiti një preventiv të plotë për gjithë shpenzimet që do të duheshin për Sevastinë deri në përfundimin e shkollës në Stamboll, për qëndrimin e zonjushës Sellar dhe për qiranë e ndërtesës shkollore, orenditë, librat etj., deri te pagesa e pastrueses së shkollës.
Për ta mbyllur, nuk mund të lihet mënjanë letra e librashitësit Thoshe për Tomsonin më 31 tetor 1889. Ai dëshmon se shkolla italiane në Shkodër punon me mësues dhe mësuese të rregullta. Tashmë ata japin gjithashtu aty mësim edhe shqipen. Konsulli i ri italian e inspektonte shkollën pothuaj çdo ditë, madje edhe ushqimin e fëmijëve.
Gjithsesi, plot 150 vjet më parë në Shkodër ka pasur vajza që shkonin në shkollë, domethënë një çerek shekulli më parë sesa shqiptarja e shquar, Sevasti Qiriazi, të hapte shkollën kombëtare për vajzat në Korçë.

Mjaft interesante! Te mendosh se qe nga ato kohera ka pasur te huaj te intresuar per nxitjen e edukimit te shqipetareve. Dhe sot ne kemi fshtra ku aresimi pothuaj nuk ekziston. Sa ironike!
Kur serbet e greket do e sabotonin dhe shtremberonin arsimimin dhe edukimin shqip ashtu do te ndodhe. Dhe akoma me keq kur kete e bejne me ane te agjenteve te tyre te veshur me pektun e politikanit, e njejta gje ndodh edhe sot.
7 – marsi – 1887
eshte vula e (si te thuash) nje dokumenti zyrtar
te shkruajtur mbi lekuren e popullit shqiptar dhe si boje eshte perdorur gjaku i pateriotave tane te shquar
qe jo me kot quhen Rilindasit tane
edhe me para gjuha shqipe ka qene e shrkuajtur qe ne kohen e ilireve – pellazgeve
te mos harrojme “mesharin e Gjon Buzukut”
qe arritem ne 7 – marsi – 1887 me Pandeli Sotirin zyrtarisht, nuk duhet te harrojme se sa mesues jane vrare e persekutuar vetem se donin qe shqiptaret te dinin te lexonin e te shkruanin
Per mua kjo e dhene e mbrekullueshme duhet te shenohet ne histori dhe te vleresohet.
per kryemoçalorin hoxha e per te gjithe komunstat e koleres se kuqe e injorances moçalore ne korçe asht hap shkolla e pare shqipe
Lumja ti moj Korçe o lule q’i le pas shoqet e tua si trimi ne balle u sule Ta paçim perjete hua
Boooo bo , cfar egerssirash te verteta mbna ky vend ! A mund te gjendet tjeter n jeri , qofte edhe iu terbuar , te flase me kaq urrejtje , se perse , pas luf.II boterore , ne Shqiperi u punua aq shume , per zhdukjen e analfabetizmit , shtrirjen e rrjetit shkollor ne te gjithe vendin . aq sa … ,e krye te 10 – 12 viteve u arrit te ngrihet universiteti shteteror , institute te larta dhe bile Akademia e Shkencave ! Shtaze te egra , si komentuesi i mesiperm , nuk guxojne me te tregohen as greket , as turqit , as serbet , as kisha dhe as xhamia , sepse jane realiste dhe nuk jetojne me dhjetra dekada mbrapa , por ata ndersejne egersira te terbuara, qe vetem njeres nuk mund te jene , qe nga e folmja duket se eshte shpellar !
Mesonjetorja Shqipe ne Korce,ka vleren si e para qe u lejua nga porta e Larte me Ferman,e u njoh kombetarisht si e tille,ndryshe nuk do shkruante Naimi,per kete eveniment,i cili ka qene jo vetem i shkolluar por edhe bashkekohes.
Ju lutem mos shkruani me per arsimin, persa kohe rrugen ne Stamboll e quajtur rruga “shkodra'” e transferoni ne Shkoder.
KESAJ I THONE TAMAM “HYP KETU TE SHOHESH STAMBOLLIN”
@FRPD
Jo vetëm që kartolina thotë “Rruga Scutari” në Stamboll, por edhe emri i asaj rruge nuk lidhet me Shkodrën tonë, por me Shkodrën e Stambollit (një nga bashkitë e Stambollit quhet Üsküdar (Yskydar) nga Scutari, pikërisht ashtu siç Turqit quanin edhe Shkodrën tonë).
Yskydari është themeluar në shek. e 7-të P.E.S. me emrin Hrisopolis (qyteti i artë) dhe në shek. e 12-të ka marrë emërtimin Skoutarion (Scutari) (Üsküdar), siç thirret sot. Mendohet se emri Scutari ishte për shkak të ushtarëve që mbanin mburoja lëkure dhe asokohe mbushnin plor garnizonet në atë zonë.
Injoranca ka plasur sheshit edhe në mediet tona, ndërsa ne kërkojmë të kulturojmë popullsinë anekënd vendit!
edhe fotografia nuk eshte e vitit 1865 por e vitit 1940 ne Tirane, hajde fallsifikime e cpikje qe behen mor zoterinj, pse i botoni.
Mua më duket viti 1965 me uniformat e kohës së Enverit
Verejtje shume e drejte, Pellazg, Scutari qe shihet ne foto eshte lagje e Stambollit. Informacion shume i sakte!
Nuk ka asgja per tu habitur se edhe flamuri i par ne kohen e turqis eshte ngritur nga Ded Gjon Luli me 11 qershor te vitit 1911 ne luft kunda turqve.Kurse me 28 nandor flamuri eshte ngritur pa krisur as edhe nje arme.
SKOCEZET, NUK KANE VETEM SIMPATI PER SHQIPETARET, KANE EDHE LIDHJE GJAKU (TE LARGETA).
EUROPA PARAROMAKE PERBEHEJ NGA FISET PELLAZGO ILIRE SI KELTET, ETRUSKET, HELVETET, DAKET TRAKET, ILIRET, ETJ.
KETA FISE JANE NJELLOJ SIC MUND TE THEMI SOT PER LATINET, SAKSONET ETJ,
PRA NJE SPANJOLL, NJE ITALIAN, NJE PORTUGEZ APO NJE FRANCEZ, VERTET MUND TE JENE POPUJ TE NDRYSHEM, POR JANE RRACE LATINE.
E PRA, NGA POPUJ ME NJE HISTORI TE TILLE PERBEHEJ EDHE EUROPA PARAROMAKE.
SKOCEZET, IRLANDEZET, BASKET, HELVETET DHE SHQIPETARET JANE PJESA E MBETUR NGA KETO POPULLSI TE LASHTESISE.
Më 1632 peshkopi i Arbërisë imzot Gjon Kolesi në kishën e Shna Prendes (Shëna Premtes) në Skuraj të Kurbinit hapi shkollën shqipe më të vjetër të njohur deri më tani; shkollë e kishë që u dogjën disa herë prej pushtuesve osmanë.
ANALIZE : Bukur.
Askush nuk e thot se ata qe nuk lane te hapej shkolla shqipe jan turqit.Pushtimi turk eshte humbja ma e madhe e vendit tone.Vendin tone e pushtuan romaket,shume vende te ballkanit e Europes po nuk na lan te keqe mbrapa.Kurse pushtimi turk na la faren e keqe qe per ket Europa na ndau ne pes shtete.
si fotoja edhe shkrimi jane falsifikime. Fotoja eshte e kohes pas viteve 60 te shekullit te kaluar, Persa i perket Shkodres, ka pasur shkolla, dhe jo vetem ne Shkoder por edhe ne Berat, Korce, Gjirokaster, Kruje, Tirane, Diber e tje etj, Ne ato shkolla mesohej ne gjuhe te huaj, ne turqisht, greqisht, llatinisht, persisht, italisht, gjuhe sllave, dhe te gjitha -ishtet e huaja. Ne shqip behej mesim fshehtas por jo ne shkollat e para vitit 1887.
Artikulli ka per qellim qe te krijoje dasi te reja midis jugut dhe veriut, (vini re nje pisputh aty me siper si e spjegon pse quhte Korca si vendi ku u hap per here te pare shkolla shqipe)
Me vjen keq per redaksine e kesaj gazete (qe e duam dhe kemi respekt) te lejoje te tille artikuj te ngjashem me me botimet greko-serbe kunder kombit dhe gjuhes shqipe,
Faleminderit Prof. Xhevat Lloshit dhe redaksise Dita, qe botojne shkrime te tilla per rrenjet e arsimit dhe shkolles te mrekullueshme shqipe. Gezohem edhe si shkodran i vjeter qe lexoje fakte per historine e qytetit tim si dhe per perpjekjet e evropianeve per te na ndihmuar te delnim nga erresira e mesjetes.
Enveri njifte veten toskerine si Shqiperi e gjithe arritjet kombetare e nderkombetare te gegnise ai i perbuzi . Shembuj: shkolle shqipe eshte hapur ne Pllane Lezhes me 1635, vetem ne rrethin e durresit para se te hapej mesonjetoria e korces, kishte mbi 20 shkolla ne gjuhen shqipe. Vetem ne fillim te viteve 60 ai vendosi si sholle te pare te gjuhes shqipe ate te korces.Nji mbivleresim te historise te ngjarjeve nga toskeria.Cerciz Topulli trajtohet si kryeluftetari i betejave per clirim nga turqia. Cilat jane veprat heroike te Cercizit? Nji atentat vete i gjashte kunder bimbashit turk ne gjirokaster. Atij jane ngritur monumente, jane krijuar filma e tjere, Ndersa vetem Idriz Seferi ( pa permendur heronj dhebeteja te tjera nga gengniaI) vetem Idrizi udhehoqi gjashte mije luftetar ne betejen e Kacanikt kunder ushtrise turke te komanduar ngaTurgut Pasha, dhenuk ka as monument dhe as film. Gjashte me gjashte mije. Gjykoni vete.
Artikull fantastik! E verteta eshte se fotografite jane ilustruese nga redaksia e revistes, jo pjese e artikullit te dorezuar nga prof. Lloshi. Madje, mendoj se as nuk eshte kartoline nga Shkodra. Kishte ne Stamboll nje lagje me emrin Scutari! Por mos e gjykoni artikullin e Lloshit nga fotografite!
Mendoj qe ky problem te trajtohet edhe ne kete menyre:- Ne veriun e trevave shqipfolese ,Kisha Katolike ka perdorur gjuhen shqipe pa nderprerje ne aktivitetet fetare. Te gjitha shkollat shqipe jane me organizim nga kleriket katolike si dhe shume me perpara se 1887.Me ndihmen e Austro-Hungarise jane Kolegji Saverian dhe Franceskan ku mesonin edhe te besimit musliman.
Ne 1908 E.Durham tek “Brenga e Ballkanit” ne nje moment shkruan: ne Shkoder 3% e katolikve dhe 20% e muslimanve kuptonin turqisht e nga keto shume pak dinin shkrim e kendim.
Kjo sepse shqiptaret katolike qe jetonin ne nje vend me shqiptaret muslimane por keto te fundit me shumice liberale kishin nje ndryshim me Korcen.
Kleri ortodoks atje ishte pararoja e luftes kunder gjuhes shqipe.Te gjitha veprimet kunder gjuhes dhe vrasjet e patrioteve pro shqipes nuk jane bere nga turqit por nga greket.
Keshtu shkolla shqipe ne Korce per vete vendin,momentin e rrethanat ka vlere dhe duhet ruajtur si dite e shenuar.
Pa permendur edhe aktin zyrtar te themelimit si shkolle laike.
tung
Prof. Xhevat LLoshi eshte njeri serioz.Ka kontribuar ne pasurimin e fakteve qe i sherbejne historikut te arsimit shqiptar..Duke lene menjane modestine time po evidentoj ato c’ka kam shkruar qe ne vitin1992 per levizjen protestane dhe kontrbutin e saj ne zhvillimin e arsimit shqiptar qe “misionaret dhe drejtuesit e misionit protestan ne Stamboll si Pikertoni, Aleksander Tomson kane meriten se diten dhe kapen hallken kryesore, nevojen e nje kombi per ringjallje,etjen e tij per perparim dhe emancipim shoqeror dhe u bene njesh me programin iluminist te Levizjes kombetare gjate Rilindjes ne themel te se ciles ishte afirmimi i gjuhes se shkruar shqipe, perkethimi i teksteve dhe librave ne gjuhen amtare qe do te luanin nje rol paresor ne zgjimin e ndergjegjes kombetare dhe emancipimin e shoqerise shqiptare, nepermjet ngritjes dhe perhapjes se shkollave shqipe ne viset e ndryshme te shqiperise” Ndryshe sa me pare jane keto peronalitete qe nxiten dhe botuan librat e shenjte ne gjuhen shqipe me autore Vangjel Meksin, Kostandin Kristoforidhin. Gjersim Qiriazin tekstet e te cileve sherbyen si lenda baze per mesimin e gjuhes shqipe.
Per sa shkruan z.Xhevat, evidentimi i ketyre deshmive nuk cenon autoritetin e shkolles se pare kometare sikunder eshte Mesonjetorja e Korces sepse : Kjo shkolle eshte produkt i nje levizjeje kombetare , qe kishte si mision kryesor ringjalljen e ne kombi nepermjet gjuhes se saj, ngritjes se shkollave shqipe dhe emancipimit te shoqerse. E dyta. Mesonjetrja ishte shkolle kombetare e celur me leje zyrtare, me progrm te percaktuar ku te gjitha lendet zhvilloheshin ne gjuhen amtare. Asnje shkolle deri atehere nuk kishte nje status te tille. Shkolla te huaja ka patur plot neper shqiperi dhe qe eshte mesuar ne ndonje rast edhe ne gjuhen shqipe kjo ishte normale sepse po te mos veprohej keshtu si do te r
uhej gjuha jone e shkruar,