Zbulimi aksidental i një ilaçi kundër kancerit

Ornela

Shkencëtarët e Universitetit të Kopenhagës, Danimarkë dhe atij të “British Columbia” në Kanada zbuluan rastësisht një ilaç kundër kancerit kur zbuluan se proteina e malaries mund të jetë efikase në luftën kundër plagës së shekullit tonë.

Fillimisht hulumtimi shkencor ishte destinuar në kërkimin e një vaksine të aftë për të mbrojtur fermat shtatzënë nga malaria, një sëmundje që mund të dëmtojë rëndë placentën. Por krejt rastësisht, shkencëtarët gjetën se proteinat e malaries mund të vrasin qelizat kancerogjene. Në këtë mënyrë vaksina kundër malaries mund të injektohet në qelizat kanceroze dhe me ndihmën e një toksine të bëhet eliminimi i tyre, shkruan revista Cancer Cell. Shpjegimi është se karbohidrati që bën që paraziti i malaries t’i bashkohet placentës së femrave shtatzënë është njësoj si ai që gjendet në qelizat kanceroze. Karbohidrati nga e tij garanton rritjen e shpejtë të placentës dhe zhvillon të njëjtin funksion në qelizat kanceroze.

Hulumtuesit shpresojnë që të realizojnë prova në qenie njerëzore në katër vitet e ardhshme duke qenë se dhe studimet mund të avancojnë në zbulimin e një kure kundër kancerit. /DITA

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *