Zbulimi historik, NASA: Në Mars ka ujë

Ornela

NASA njoftoi se ka gjetur provën më evidente të pranisë së ujit të lëngshëm në Mars. Zbulimi hedh  mundësinë për zbulimin e jetës në planetin e kuq.

NASA thirri sot një konferencë për shtyp për të zbuluar gjetjen më të madhe në Mars.

Sipas agjencisë hapësinore amerikane planeti i kuq përmban ujë, si në formë të ngurtë (akull) ashtu edhe në formë të lëngshme që rrjedh nga grykat dhe krateret gjatë verës.

Uji thahet gjatë vjeshtës. Shkencëtarët e NASA-s mundën të vëzhgonin rrjedhat e ujit në fotot e planetit të marra nga një aparat special që agjencia ka në orbitën e tij.

NASA ende nuk di të shpjegojë se nga vjen uji. Shkencëtarët mendojnë se është e mundur që të formohet nga kondensimi i gazeve të atmosferës së planetit, ose nga shkrirja e akullit nëntokësor. /DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *