Zbulimi i anijes austro-hungareze “Bregenz”, “Titaniku” i Durrësit

Dita

Viti 1918. Në gjirin e Durrësit, në përfundim të Luftës së Parë Botërore, ka ndodhur një tragjedi. Një avullore austro-hungareze me 1200 ushtarë në bord, ndërsa po i afrohej portit të Durrrësit, është siluruar në mesnatë nga torpedot italiane të cilat kanë ardhur befasisht nga porti i Brindizit. Mjeti detar është mbytur shumë shpejt për shkak të dy silurave që kanë goditur në shenjë, ndërsa mjetet goditëse të imbarkuara në një destrojer që qëndronte në distancë janë larguar drejt bazës së nisjes. 94 vite më vonë anija fatkeqe “Bregenz” do të zbulohej në thellësi të gjirit të Durrësit nga një ekspeditë e përbashkët italo-shqiptare. Dy vite më parë shtypi italian ka pasqyruar kërkimet nënujore. Mjeti i mbytur është zbuluar nga  shqiptari Igli Pustina dhe nga zhytësi Mauro Pazzi me ekipin italian. Zbulimi është publikuar nga portali asso-net.

 Zbulimi i anijes së mbytur

Avullorja “Brengenz” është mbytur në një përballje detare më 13 maj 1918. Një ekspeditë nënujore  ka bërë zbulimin e madh të anijes që gjendet prej vitesh nën ujrat e Adriatikut. Për gjetjen e tij ekspedita ka kryer zhytje dy ditore. Identifikimi është bërë gjatë zhytjeve të kryera në datat 25 dhe 26 qershor 2012. Relikti u identifikua që i përkiste anijes austriake “Bregenz” që në momentin e goditjes po kryente transportin e 1200 trupave ushtarake. Ai u fundos nga njësia detare italiane MAS, theksonte njoftimi i bërë 94 vite më parë në shtypin italian.1024px-Affondamento_Santo_Stefano

Zbulimi i rëndësishëm, i  realizuar nga  Igli Pustina dhe Mauro Pazzi, kreu  i kompanisë BLUSUB, i cili ka njohuri të thella mbi ujrat e bregdetit shqiptar dhe është  fotografi i dytë i specializuar në reliktet nënujore, ka qenë rezultat i kërkimeve disamujore, dhe studimeve në arkivat italiane dhe austriake të Luftës së Parë.

Pustina ka konfirmuar se avullorja nuk ishte identifikuar deri në ditët tona. Realisht fakti që në këto thellësi ndodhej një relikt, prej kohësh dihej nga peshkatarët shqiptarë, por asnjëherë nuk ishte arritur të identifikohej se cila anije ishte për shkak të kushteve të këqija në të cilat ndodhej objekti. Vetëm gjetja e bërë gjatë një zhytjeje eksploruese, të një dylbie të prodhimit austriak të përdorur nga një oficer, bëri të mundur fillimin e zbërthimit të misterit të identitetit të anijes duke u nisur edhe nga koordinatat e ngjarjes, karakteristikat teknike. Të gjitha këto bënë që të arrihej siguria se objekti i zhytur ishte avullorja austro-hungareze “Brengenz”, e goditur nga një njësi detare MAS e Marinës Mbretërore Italiane. Në këtë tragjedi kanë humbur jetën 234 ushtarë austro-hungarezë.

Gjatë eksplorimit, fotografi Mauro Pazzi  ka grumbulluar një dokumentacion të rëndësishëm fotografik të cilin e ka krahasuar  me imazhet e periudhës së luftës dhe ka arritur të bëjë identifikimin korrekt të anijes së zbuluar.  Avullorja “Bregenz” është prodhuar në tetor 1908, me porosi të marinës ushtarake austro-hungareze. Ajo ishte e gjatë 108 m, me 15 m gjerësi dhe tonazh rreth 3905 tonë. Ishte e pajisur me një motor me avull  fuqi prej 3,350 HP,  që i lejonte një lundrim me një shpejtësi maksimale prej 13.5 nyje.

Beteja e mesnatës dhe mbytja

MAS_esercitazioneNë mesnatën mes datës 12 dhe 13 maj 1918, avullorja i ishte drejtuar Durrësit dhe po transportonte rreth 1.200 ushtarë austro-hungarezë, por pak para hyrjes së tij brenda fortifikimeve të portit, një shpërthim shkaktoi një të çarë të madhe dhe pak çaste më vonë anija është tronditur nga një tjetër shpërthim në kazanat e kaldajës, të cilat sollën fundosjen e pashmangshme me një pjesë të trupave që ndodheshin në bord. Anija u mbyt nga silurueset TBT 84 dhe 98 dhe kaçatorpedinieri Dukla menjëherë rekuperoi 958 ushtarë në ujrat e detit, ndërsa viktimat rezultuan 234 vetë të mbytur. Aksioni u realizua nga lejtnanti italian Mario Azzi që komandonte MAS 99 së bashku me komandantin Gennaro Pagano Melito dhe më pas kaluan në bordin e MAS 100. Anijet MAS ishin vetëm disa metra të gjata, me autonomi të vogël, por me aftësi të mëdha manovruese, për shkak të fuqisë së madhe motorike kundrejt peshës së kufizuar me shumë pak karburant.

Për shkak të autonomisë së kufizuar të lundrimit,  dy mjetet MAS janë larguar nga Brindizi për në Durrës nga destrojerët italianë Nievo e Bronxetti dhe më pas, duke lundruar në mes të natës, arritën fortifikimet e jashtme të portit. Pasi kryen sulmin MAS 99 që komandohej nga Pagano Melito mbeti viktimë e një dështimi, ndërsa komandanti Azzi në bordin e njësisë tjetër ishte në gjendje për të lëvizur rreth 200 metra afër anijës së armikut dhe lëshoi 2 silurat në objekt. Anijet siluruese që shoqëronin anijen “Bregenz” identifikuan mjetet italiane dhe hapën zjarr menjëherë, por Azzi shfrytëzoi mjetin e vogël  të tij , duke kaluar me shpejtësi rrezen e zjarrit armik dhe doli në det të hapur.  Ndërkohë edhe MAS 99, pasi eleminoi shpejt difektin, lë zonën ku rrezikohej, për të arritur te destrojerët të cilët ishin duke pritur, për t’i kthyer në Brindizi. Të dy komandantët italianë patën kohë për të parë goditjen në shenjë të silurave dhe zhytjen e shpejtë të anijes. Ishte ora 2.30 e datës 13 maj 1918. Pas pak, jashtë portit të Durrësit u bashkuan me konvojin ushtarako-detar italian dhe dy anijet u imbarkuan dhe arritën në Brindizi në orën 7.30 të mëngjesit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *