Një “ushtri” qelizash staminale që i përshtaten pacientit mund të jenë zgjidhja për të fituar betejën kundër sëmundjeve si kanceri apo AIDS.
Një rezultat i tillë është arritur duke riprogramuar limfocitet “e moshuara” të një pacienti të sëmurë nga melanoma (kanceri i lëkurës) apo AIDS-i.
Limfocitet janë shndërruar fillimisht në qeliza staminale dhe më pas në qeliza të reja e të forta. Zbulimi është publikuar në revistën “Cell Stem Cell” dhe është fryt i punës së studiuesve japonezë të institutit Riken.