“Zbulimi” i RD-së: Edi Rama, oligarku i fshehtë i Lacios

redaktor

Organi zyrtar i Rilindjes Demokratike ka ngritur një teori të tërë për kryeministrin e ardhshëm, Edi Rama, duke u bazuar vetëm nga fakti se ai ka ndjekur finalen e Superkupës së Italisë, Lacio-Juventus. Sipas RD-së, Rama është oligarku i fshehtë i ekipit të Lacios.

Edi Rama është një nga aksionerët e Lacios? Kjo nuk mund të jetë një rrufe në qiell të hapur. Prej kohësh burime sportive deklarojnë nën zë se Rama është një prej aksionerëve të fshehtë tek Lacio.

Nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të zyrtarizuar, por për një marrëveshje të mirëkuptuar për të cilën sistemi ynë është disi i paqartë, amatoresk dhe i pafuqishëm për të investiguar ngjarje të tilla, ndërsa ai italian ka provuar se tek Lacio marrëveshje të tilla kanë ndodhur edhe më parë dhe i ka ndëshkuar aksionerët kryesorë të këtij klubi”, shkruan “RD”.

Sipas kësaj të fundit, edhe pse Juventusi, ekipi me të cilin Rama është tifoz, shënoi katër gola, ai u pa i mërzitur në të katërt golat e shënuar, çka tregon “lidhjet” e Ramës me Lacion.

“RD” shkruan se Rama ka paguar 600 euro për biletën e takimit, ndërkohë që në fakt ai ishte ftuar nga ana e drejtorit sportive të Lacios, Igli Tare.

Pikërisht miqësinë me këtë të fundit, “RD” e ka shfrytëzuar për të ngritur teorinë konspirative.

“Janë të njohura rastet ku oligarkë rusë si Abramoviç tek Çelsi dhe shumë të tjerë shpenzojnë milionat e fituara nga kaosi ekonomik më Rusi në futbollin anglez e gjetkë. Nën shembullin e oligarkëve rusë, tani kanë nisur të hyjnë në futboll edhe oligarkët e rinj kinezë, arabët dhe pse jo edhe një shqiptar si Edi Rama.

Në ndryshim nga të gjithë oligarkët e tjerë, Rama ka një problem tjetër. Nëse Abramoviç dhe të tjerë nuk kanë ambicie për karrierë politike, Rama do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, ndaj ai nuk mund të bëjë publike shumat të cilat ai pastron përmes sportit të futbollit”, shkruan “RD”.

Share This Article
9 Comments
  • pse, vetem i lacios? a nu eshte edhe i fenerbahcese/? Po i iverpulit dhe i Celsit? Ai ia ka te gjitha klubet, kurse saliu ka vicidolin

  • Allall RD paska bere nje zbulim madheshtor. E ju shkerdhevsha kurvat ju ore plera .po pse nuk sbuloni krimet e grabitjet e sali ajdutit e kriminelit ju o plera. Por sikur e te kini te drejt o plera ajde tju besoj njeri juv

  • Edhe kjo mungonte. Si duket Berisha ka krijuar drejtori te veçante per keto lloj “investigime”. Bravo, ku u ka shkuar mendja. Thoni pastaj se Berisha ka vdekur. Jo mor sa te roje genjeshtra ne bote dhe sa fryme te kete ky njeri, gjithenje do te jete kampion i poshtersive.

  • Prisni, prisni keto nuk jane gje fare. Neser kur Rama te drejtoje shtetin, organi i tyre do te shkruaj fantazi edhe me te bukura. O ju te atij organi shkruani dhe nje tjeter te bukur qe do t’ju them une tani: sali po i jep vajzen ne kembim te liris. ha,ha, ha

  • Me kujtohet 28 MAJ 1994, e Shtrrune (me RR) kur ekipi i TIRONES (ish 17 NENTORI) fitoi Kupen e Republikes saliu (ate kohe me ner me thone president Republike) ka ngrit trofeun sikur te ishte lodh ai tu lujt futboll dhe jo ata qe u doli shkuma. Pra pyes RD: saliu mos ishte gje oligark i TIRONES?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *