Zbulimi i varreve masive në Përmet, Meta: Të zbardhet me transparencë e vërteta

J L

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar për zbulimin e varreve masive në Përmet, që i përkasin periudhës komuniste.

Kreu i shtetit, përmes një postimi në rrjetet sociale kërkon zbardhjen  me transparencë.

Sipas Metës, të ekzekutuarit padrejtësisht dhe martirët e pafajshëm meritojnë një vendprehje dinjitoze, respektin e plotë dhe nderimin e duhur shtetëror.

Presidenti thekson më tej domosdoshmërinë, jo vetëm të dënimit të krimeve monstruoze të diktaturës, por edhe gjendjen e të gjitha viktimave.

“U njoha për zbulimin në Përmet, sipas të dhënave paraprake, të një varri masiv, ku dyshohet se prehen viktima të represionit dhe terrorit të diktaturës.

I nxis institucionet përgjegjëse shtetërore për zbardhjen me transparencë dhe ndriçimin e së vërtetës.

Të ekzekutuarit padrejtësisht dhe martirët e pafajshëm meritojnë një vendprehje dinjitoze, respektin e plotë dhe nderimin e duhur shtetëror.

Theksoj me forcë domosdoshmërinë, jo vetëm të dënimit të krimeve monstruoze të diktaturës, por edhe gjendjen e të gjitha viktimave të atij regjimi mizor, në mënyrë që shpirtrat e tyre të pushojnë në paqe duke u dhënë njëherë e mirë qetësi dhe ngushëllim familjarëve e pasardhësve të tyre, por edhe të gjithë shoqërisë”, shkruan Meta.

j.l./ dita

Share This Article
7 Comments
  • O Agush, nga e more vesh se janë varre nga të kohës së komunizmit? Nëse do të kishe pesë para mend, do të thoje që të ekspertohen menjiherë dhe të dalë e vërteta e origjinës së tyre. Megjithatë ato, siç thuhet, janë katër varre dhe jo varre masive.
    Ah, more Agush!

  • O Like zhulsi ! Po kur te gjejne varret e atyre qe ke vrare Ti kush do flasi qe jane vrara ne kohen e Berishizmit e Metizmit , qe je dhjere ne tru e ne breke .Prit dhe pak

  • Mirembrema zoti likeflori ilir.Sapo lexova ne nje organ shtypi njoftim nga istituti i arkeologjise.Thuhet se eshte varreze mesjetare.Vec mos harro,sa te mbaron denimi e krimeve te komunizmit dillo che me denimi e krimineleve me ne krye sali ram berishen.Nuk jane pak i tejkalojne 20 here ato qe vrane komunistet nga 1944 deri ne 1990.1992 e prapa jane vepra te bandes kriminale sali Berisha.

  • Po nese ata jane viktimat e 30 vjecarit tuaj c’do te ndodhte ore I akuzusr “hajdut”..! Po ke mend duhet te japesh doreheqje..! Leri te denuarit sipas ligjit te kohes qe shprehnin vullnetit e popullit te persekutuar..! Ju keni qene te priviligjuar e te djallezuar..! Shpejt te vjedhurat mbrapsht..!

  • Perse nuk del komenti i Im..!… une me Liken s’kam bashkepunim..! As e kam njohur e as qe me njeh, e s’di a punon per atdhe..! Di qe president e beri Edi Rama, e qe te dy “ti haje flama”..! Se u cfilitem per Shqiperine e nuk na i dine..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *