Efektivat e Komisariatit Policisë, Mirditë kanë zhvilluar një tjetër operacion për këtë qëllim. Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në fshatin Shëngjin, Mirditë, u gjetën dy parcela të kultivuara me bimë narkotike pranë banesës së përbashkët të pabanuar të shtetasve, P.B, vjeç 75, banues në Milot, Kurbin dhe G.B, vjeç 47, banues në FushMilot, Kurbin. Në këto dy parcela ishin të kultivuara 957 bimë narkotike të dyshuara Canabis Sattiva.
Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë shpallja në kërkim e dy shtetasve P.B dhe G.B, të dyshuar si autorë për kultivimin e këtyre bimëve narkotike.
Po sot, në Shkodër u zbuluan 8 parcela me 1.830 rrënjë kanabis. Mësohet se droga u gjet në luginën e ‘Cukalit’, afër vendit të quajtur “Kroni i Hithit”, në komunën Shllak.
