Dy oficerë policie dekonspiruan hetimet e policisë dhe prokurorisë për bandën e tritolit, duke ndihmuar kushërinjtë Andon dhe Genis Mëhillaj të arratiseshin dhe Marion Mitron që të largohej në momentin e fundit, por që ky i fundit dështoi pasi u kap në Rinas. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit konfirmuan lajmin, që gazeta DITA e publikoi disa ditë pas operacionit, ndërsa shtuan se tashmë janë identifikuar dhe dy oficerët e dyshuar që po hetohen në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Emrat e tyre u mbajtën të fshehtë si sekret hetimor, por mësohet se njëri është efektiv në Tiranë dhe tjetri nga Vlora. Hetimet kanë zbuluar se nëpërmjet telefonave të tyre celular janë lëshuar mesazhe në adresë të Mëhillajve dhe Mitros, me tekstet “Kujdes, largohu”, apo “Duhet të ikësh”.
Nuk jepen hollësi nga hetimet, por rastet janë ende nën investigim. Dje ka qenë në Prokurorinë e Përgjithshme për një takim edhe Zamir Shtylla, nëndrejtori i SHKB-së në Ministrinë e Brendshme, por që zyrtarisht organi i akuzës tha se “nuk ka qenë shkak hetimi për dy oficerët e policisë, por çështje të tjera bashkëpunimi mes institucioneve”. Gjithsesi burime zyrtare të policisë kanë pohuar për gazetën se prej mëse dy javësh bëhen hetime rreth policëve që kanë shpërndarë informacione në adresë të Mëhillajve dhe Mitros. Nëpërmjet kompanive celulare janë zbërthyer të gjitha telefonatat që kanë marrë të dyshuarit, ose që kanë bërë dhe u verifikuan numrat e policëve të dyshuar.
“Ne kemi dijeni se ka rrjedhur informacion në adresë të personave të dyshuar, por nuk bëhet fjalë për dështim operacioni. Kemi nisur si institucion hetime dhe madje kemi kërkuar nga prokuroria që të ndihmojë për t’i gjetur këta spiunë”, tha një zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit. Por për momentin nuk është lëshuar asnjë urdhër-arresti në adresë të efektivëve, pasi çështja mbahet në sekret të plotë. Nuk përjashtohet që një nga temat e diskutuara mes Zamir Shtyllës, ish-drejtor i Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme në kohën e Ina Ramës, dhe përfaqësuesve të organit të akuzës te Krimet e Rënda, të kenë qenë edhe policët që spiunuan të dyshuarit që t’i shpëtonin nga arrestimi.
Mësohet se informacionet apo mesazhet u janë dërguar 2-3 ditë para se të kryhej operacioni i arrestimit. Pra menjëherë pas arrestimit të Julian Sinanajt si vrasës me pagesë i grupit dhe Ndriçim Gjokonës, të penduarit, si ndihmës. Emrat e Andon dhe Genis Mëhillaj e Marion Mitros, janë dërguar në të gjitha pikat kufitare dhe dy prej policëve i kanë informuar që të largoheshin. Por ndryshe nga Mëhillajt, të cilët nuk tentuan të dilnin nga pikat kufitare, ish-inspektori i bashkisë Mitro, u përpoq të arratisej nga Rinasi, por u arrestua.
Arrestimi i Mitros dhe Mëhillajt dhe porositë e atentateve
Marion Mitro u arrestua më 29 janar në aeroportin e Rinasit duke u arratisur jashtë vendit. Ish-inspektori i bashkisë Vlorë dyshohet se është porositësi tek Julian Sinani, për vënien e eksplozivit në automjetin e prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi. Kurse Andon Mëhillaj, tashmë i ndaluar pas vetëdorëzimit javën e kaluar, së bashku me kushëririn Genis Mëhillaj, në kërkim, janë të dyshuar si sekserë në pagesën që kanë bërë për Julian Sinanaj, që ky i fundit të ekzekutonte Sokol Veizin në 2012 për konflikt pronësie dhe biznesmenin Agron Çela. Gjithashtu kanë porositur atentatet ndaj ish-deputetit Ardian Kollozi, biznesmenit E. B., dy herë dhe ndërmjetës te biznesmeni Ilir Karçini për vrasjen e sipërmarrësit Piro Bare në Tiranë, më 25 janar, ditën kur u krye operacioni.
Të arrestuarit e grupit të tritolit:
Julian Sinanaj, 31 vjeç, vrasësi
Ndriçim Gjokona, 30 vjeç, ndihmësi
Andon (Erion) Mëhillaj, 39 vjeç, porositësi
Marion Mitro, 42 vjeç, porositësi
Ilir Karçini, biznesmen, porositës
I shpallur në kërkim:
Genis Mëhillaj, 43 vjeç, porositësi
Zbulohet grabitja e taksistit të pestë, nga 23-vjeçari që i shiti celularin Sinanajt
Zbulohet grabitja e një tjetër taksisti nga i dyshuari Redon Asllanaj, 23 vjeç, i cili u arrestua javën e kaluar për ngjarjet në seri dhe si personi që i ka shitur një nga celularët e grabitur killerit Julian Sinanaj për të bërë bombën që iu vendos prefektit Besnik Dervishi më 13 dhjetor.
Burime zyrtare nga policia e Tiranës thanë dje se i riu nga Berati, por banues në kryeqytet, i arrestuar prej datës 14 shkurt, akuzohet se më 28 janar të këtij viti, rreth orës 17:30, në Allias, ka vjedhur me dhunë taksistin Sokol H., 34 vjeç, i cili punon me automjetin me targa AA021T, duke i marrë një shumë prej 8000 lekësh. Asllanaj akuzohet edhe për 4 grabitje të tjera taksistësh në muajt janar-shkurt të këtij viti, ndërsa një tjetër ngjarje ka ndodhur në dhjetor ndaj një taksisti të cilit i ka marrë edhe telefonin “Samsung” që dyshohet se ia shiti Sinanajt. Burime zyrtare të policisë thanë se 23-vjeçari mund të ketë kryer më shumë grabitje të taksistëve nga ato që janë zbuluar dhe hetimet po vijojnë intensivisht. Sipas hetimeve të deritanishme, Asllanaj pasi pajtonte taksi për të shkuar në periferi të Tiranës, nën kërcënimin e armës i grabiste duke u marrë paratë dhe sendet personale.

Oficere policie ne sherbim te krimit? Do ishte cudi po te qe e kunderta. Po prandaj lulezon mafia ketu se nuk merret vesh kush eshte polici e kush krimineli. Kush e di sa do jete merzitur ministri Tahiri por kete e besoj se do beje gjithcka … per ta mbyllur.
Cfare thua or burre .Prit ti dali flaka se deri tani po shohim tymin .Ti je i sigurte se jane policet qe ka emeruar Tahiri?. Mos hidhni shashka tymi. Leri ti nxjerrin ne drite e me pas jep mendimin .
ha mut ha, se po te ishte per ti fshehur Tahiri, ti si qytetar (trap) qe je, s’kishe per te marre vesh kurre emrat qe fshihen pas bandes se tritolit. Rrace e poshter, te afte per te ndyre cdo gje, plasni nga inati qe ka filluar te zhbehet masakra e gjithanshme mbi cdo vlere e parim te funksionareve te shtetit. Fale Zotit qe jane ne minorance injorantet si puna jote.
Cfare policie eshte kjo e sotmja,qe i japin shtypit hollesira te panevojshme dhe te demshme per hetimin???
Ne se ka ne polici drejtues PROFESIONISTE E TE DISIPLINUAR,atehere ata,qe i kane nxjerre keto informacione banale,se kush erdhi,ku shkoi,perse erdhi,cfare bisedoi ne ministrietj,duhet te JEPEN PER NDJEKJE PENALE PER SHPERDORIM DETYRE!!!
Me cfare llogjike IDIOTE mund te thuhet se “EMRAT E 2 POLICEVE,QE INFORMUAN SEKSERET NUK JEPEN PER ARSYE SEKRETI HETIMOR”!!!!!
Te befsha NAFTEN m’u ne sekret!!!
Po ti sekretin e ke nxjerre vete,duke i thene sekserit IK FSHIHU SA ME LARG!!!
Asnje fjale nuk duhet te dale nga ministria apo prokuroria,para se te behen zyrtare ceshtjet!!!
Media ka kuriozitetin dhe interesin e vet,por cfare MENDER POLICESH jane keta qe krekosen para shtypit si GRATE E LIGA NE RRADHET E QUMESHTIT DIKUR???
Gjykoj se ne polici nuk drejtojne PROFESIONISTET,por MILITANTET!!!
Shtypini kokat krimineleve te ndyre…
Na mbyti medja me lajme dhe fytyra kriminelesh nga me qelbesirat e kombit ! Ama o media merruni njecike dhe me gjera te mira!
Merrini ish kuadrot e policise se shtetit qe mbronin krimin dhe kriminelet dhe cojani peshqesh per 20 shkurtin Sales e Lulit per te cilet ata ankohen se po hiqen nga puna .Keta lloj bastardesh ne te gjitha zyrat e shtetit tone e kane katandisur keshtu kete vend.
Por me te keqinj jane ata qe u dalin ne mbrojtje ketyre lloj monstrave vrasese se…te tille jane edhe vete .
Lajm vertet shpresedhenes.Faleminderit “DITA”.
Sali Berisha instaloi nji qeveri me hajdute e kriminela te mbrojtur me mafioze te rrezikshem. Keshtu qe EDI RAMA e ka te veshtire te crrenjose kete baterdi qe ka ngritur AI .
DUHET TE VEPROJE SA ME SHPEJT, SE E KA MARRE PUNEN SHUME NGADALE.
Per ndonje qe nuk di te lexoje e qe nuk do te kuptoje : Nuk jane ish-oficere policie por oficere ne detyre te policise. Keshtu pra ne mbrojtje te ketyre mostrave dalin tamam mostrat.
Ne vendet perendimore dekonspirimi i informacionit ne kohe lufte denohej me vdekje.Eshte koha e betejes kunder krimit,qe mbolli Berisha,Keta urithe te policise te marrin denime shembullore.
krimi duhet te shfaroset nga rrenja ..dhe ata policet eqelbur qe kan dash te ndihmojne krimin kushedi sa pare kan mare ..e pastj me to kan blere hyrje dhe lokale ..te varen te gjithe policat qebashkepunojn eme krimin…..jemi ber gazi i botes ,turp 2 milion te qelbur nuk dim nga tja mbajme ….po ham njeri tjetrin ..ca lundrojn ene luks nga pislleqet ebera dhe ca po vuajne per buke ..duke mallkuar moralin e tyre shembullor .
jena tu u lodh me politik….o dita hap nai faqe roze me sufllaqe e mullaqe si g. tema te komentojme qe te heqim stresin.
Këta lloj policësh duhet të marrin publikisht graden “monstra policore”! Pastaj t’ju jepet strehim në “shtëpinë pa qera” ku të marrin kategorinë “mjeshtër halesh”!? Dhe e fundit t’ju organizohet një ceremoni ku çdo palaço burgu t’ju fusë nga një grusht. E meritojnë sepse janë kryepalaço!!!?
BRAVO POLICIA,
JEMI KURIOZ TE DIME KUSH POROSITI BOMBEN E KOLLOZAJT, SE AJO ESHTE HAPTAZI POLITIKE DHE ATY DO TI DJEGI NDONJE NGA KETA DEPUTETET KOKLOQE QE KA PARLAMENTI YNE.
duhet te ashpersohen denimet per spiunet brenda rradheve sa me shpejt te rishikohen procedurat e hetimit ndaj krimineleve te jene sa me pak te dekonspirueshme dhe me teknologji sa me te sofistikuar ShKB te rekrutoje njerez te zote te sprovuar dhe te motivohen financiarisht nje shprehje thote: Nuk ka krim qe s’ le shenje, por ka njerez qe ose nuk dine, ose nuk duhan ta zbulojne.Kur te zgjidhet ky ekuacion atehere mbetet zbatimi i LIGJIT.
policet e sali mushkes jane njerez pa shkolle çobener delesh e dhish rrasi mrena bark derrat se e qelben policine e shtetit malok hesapi