Zbulohen 26 gjene që lidhen me miopinë

anazapta

Janë plot 26 gjenet që shkencëtarët kanë zbuluar se rrisin deri në 10 herë rrezikun e shfaqjes së miopisë. Ky është përfundimi i një studimi të kryer me 45 mijë banorë të Azisë dhe Europës. Studimi i publikuar në ‘Nature genetics’ thotë se miopia godet një person në re në botën perëndimore dhe deri në 80 për qind të popullsisë në Azi. Ky studim zbulon për herë të parë një grup gjenesh që lidhen me miopinë. Mënyra e kombinimit të disa prej tyre e rrit rrezikun e sëmundjes së syve me 10 herë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *