Zbulohen 3000 bimë kanabis në gota plastike

Elton Tafaruci

Policia vijon aksionin për parandalimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike. Kështu, në një aksion të policisë së Lezhës, u bë i mundur zbulimi i 3000 bimëve kanabis sativa.

Burime zyrtare nga kjo polici bëjnë me dije se droga u gjet në një zonë të pyllëzuar në fshatin Ungrej. Bimët ishin të kultivuara nëpër gota plastike, në një serë të improvizuar.

Lartësia e kanabisit shkonte nga 5 – 7 centimetra. Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa efektivët e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *