3 shtetas kanë rënë në pranga pas një operacioni të zhvilluar në Doganën e Durrësit në të cilën u zbuluan një sasi prej 550 mijë pakëta cigare kontrabandë, të Markës Merhaba.
Sektori i Antikontrabandës dhe Hetimit ka arrestuar shtetasin me iniciale I.A, i lindur në Tetovë dhe banues në Tiranë, shtetasen Gj.S e lindur në Turqi dhe banuese në Maqedoni dhe shtetasin I.D., i lindur dhe banues në Tiranë.
Ndalimi i tyre është bërë në flagrancë në Portin e Durrësit kur me anë të automjetit automjetin me targë AA679KU, i cili vinte nga Mali i Zi dhe kalonte transit nëpërmjet Shqipërisë për në Itali të trasnaportonin një sasi prej 550 mijë paketa cigare.
Nga informacionet e deritanishme mendohet se destinacioni final ishte Sllovakia. Vlera e këtij malli kontrabandë arrin në vlerën e 154 milionë lekëve. Të arrestuarit do të gjykohen për veprën penale të “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Shkelje të të drejtave të pronësisë industriale.



