Shqipëria vazhdon të jetë ende e tronditur nga thirrja partizane e ish të parit të vendit, për të rrokur armët.
Gojët e liga thonë se Sali Berisha kërkon thjesht të krijojë kaos në vend, por kjo nuk është aspak e vërtetë.
Sipas një plani i cili u përcaktua nga ekspertët si plan i mirë, këtu nuk ka vend për panik.
Pikat e Planit të Mirë sigurojnë që nga mbajtja e paligjshme e armëve nuk do të ketë asnjë kazualitet.
1-Në ambientet e shtëpisë, arma do të mbahet e mbyllur në sirtar, kurse municionet në një sirtar tjetër. Sirtarët duhet të jenë të ndarë nëpër dhoma të ndryshme, p.sh: Arma do të mbahet në dhomën e gjumit, kurse municionet në dhomën e ndenies.
Në rast sulmi, vjedhje apo kanosje për vrasje, i kërkohet keqbërësit të bëjë durim sa të bëhet e mundur marrja e municioneve nga dhoma tjetër dhe pastaj të procedohet normal duke sulmuar keqbërësin.
2-Për fëmijët është kategorikisht e ndaluar mbajtja e armëve mbi kalibrin 2,7 mm. Nuk ka lezet.
3-Armët nuk do të lejohen të merren me vehte në raste vizitash jashtë kufirit. Arma do lihet në doganë, ku edhe do të tërhiqet në momentin e rikthimit.
4-Çdo familje do të pajiset me një manual përdorimi për armët, ku do të shpjegohet shkurt përdorimi i tyre, pasi dihet që mësuesi më i mirë është eksperienca në terren.
5-Në rast plagosjeje, personi të mos nxitohet dhe të kërkojë ndihmë mjekësore, apo të paraqitet vetë në spital. Dihet që plumbi del me plumb, për këtë janë armët, të mos i lodhim kot këmishat blu.
6-Mbajtja e armës është përgjegjësi personale, për çfarëdo të papritur apo aksident, fajin e keni vetë.
******
SHËN.RED. / Gojët e Liga është një rubrikë satirike në DITA. Çdo përputhje me ngjarje apo rrethana reale është krejt rastësi

Kur te vij Saliu me hajdutet e vet te vjedhi i zoti shtepis ti thot : merr ç’far te
duash dhe ik ! Se une ketu kam fesheket e sa te shkoj te marr dyfekun
Ti me maqin shkon ne vilen tate dhe
thirrja kenges… Armatosuni !…
Kol Kulumria
Hajduti te marri ç’te doj dhe i zoti shtepis ti thot se :”une ketu fesheket
kam dhe sa te vete te marr dyfekun
ti me maqin shko ne vilen tate dhe
thirrja kenges armatosuni ” !
Saliu me hajdutet e tij te shkoj te vjedhin ! I zoti shpis t’i thot :”une ketu
kam fsheket dhe sa te shkoj te marr armen Ti merr ç’te duash dhe me makin
shko ne vilen tate e merrja kenges
armatosuni”