Policia e Gjirokastrës ka gjetur dhe asgjësuar sot rreth 1222 rënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa në komunën e Zagorisë.
Bimët narkotike ishin kultivuar në pyllin e fshatit Zhej, në vendet e quajtura “Gropa e pishave” dhe “Burimi i Veli Hodos”.
Në këto vende u gjetën dhe asgjësuan 1170 bimë narkotike të kultivuara si dhe 52 kubikë me fidanë kanabis sativa.
Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
