Zbulohen dhe asgjësohen 17.550 rrënjë kanabis në Ersekë

Elton Tafaruci

Policia ka zbuluar dhe ka azgjësuar 17.550 bimë narkotike kanabis sativa të gjendura 2 km nga fshati Qinam-Radovickë.

Operacioni u zhvillua nga SHÇBA, Prokuroria, forca të FNSH-së dhe Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.

Plantacionet u gjendën në një masiv pyjor, rreth 2 km mbi fshatin Qinam-Radovickë, në kufi me rrethin e Përmetit; bimët narkotike u asgjësuan në vend, duke u shkulur, prerë si dhe me anë të djegies me zjarr. Tashmë, policia tha se po vijon puna për kapjen dhe arrestimin e autorëve

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *