Zbulohen dokumentet sekrete të ISIS, 70% e rekrutëve janë arabë

redaktor

Dokumentet sekrete të zbuluara të ISIS përmbajnë informacion për 22 mijë xhihadistë. Në to tregohen detajet e rrjeteve terroriste, programet e rekrutimit global dhe të dhëna sekrete në lidhje me anëtarët e Shtetit Islamik.

Dosjet përmbajë emrat, adresat dhe kontaktet familjare të shtetasve nga të paktën 51 vende, duke përfshirë të paktën një numër të madh të rekrutëve britanikë. Dokumenti jep edhe datat e lindjes, kombësinë, qytetet, madje edhe lloje të grupit të gjakut.

Gjithashtu në dokumentet sekrete tregohet se ISIS ka ngritur një qendër të burimeve njerëzore, ku të gjithë personat para se të bëhen pjesë plotësojnë një formular me 23 pyetje.

Dokumentet zbulojnë se 70 për qind e rekrutëve të ISIS janë arabë, ndërsa pjesa tjetër nga Franca, e ndjekur nga Gjermania dhe Britania.

Share This Article
1 Comment
  • Arabe do ishin keta xhihadistet vahabiste te sotem, ashtu si qene xhihadistet osmane para qindra vjeteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *