U injektuan ujë deti në vena dhe u hoqën mushkrit, disa të tjerëve u morën një pjesë të trurit për të përcaktuar nëse epilepsia ishte e kontrollueshme, ndërkohë që ishin ende gjallë. Në raste të tjera, pjesë të mëlçisë u morën me qëllim për të parë se sa kohë do të mund të mbijetonin.
Këto janë disa nga “eksperimentet mjekësore” që praktikonin specialistët japonezë të Spitalit të Universiteti të Kyushu, atëherë Universitetit Perandorak i Kiotos, amerikanëve të burgosur gjatë Luftës së Dytë Botërore, anëtarë të forcave ajrore që binin në territorin e armikut gjatë kryerjes së bombardimeve sistematike mbi Japoni, veçanërisht në Tokio.
Pas 70 vjetësh heshtjeje absolute sidomos për ato që ndodhën gjatë luftës, një ekspozitë e çelur disa ditë më parë në kampusin e universitetit ka hedhur dritë mbi atë periudhë të errët të luftës, duke përfshirë në një nga panelet shpjegimet e veprimeve mizore të kryera nga personeli mjekësor.
Një grup profesorësh të universitet vendosën se kishte ardhur koha që t’i jepej fund kapitullit e turpshëm të historisë së tyre duke treguar realitetin që deri tani institucioni e kishte mohuar. Amerikanët që pushtuan Japoninë në fund të gushtit pas shpërthimit të bombave atomike të Hiroshimës dhe Nagasakit që forcuan dhe dorëzimin e perandorisë së “Diellit” kishin dokumentuar të paktën rastin e 9 të mbijetuarve nga një B-29 që ra në Fukukoa, më 5 maj 1945.
Tetë prej tyre pësuan torturat çnjerëzore, ndërkohë që kapiteni Marvin Watkins u transferua në Tokio për t’u marrë në pyetje. Të gjitha eksperimentet u kryen në Universitetin Perandorak të Kiotos dhe 23 anëtarë të personelit u deklaruan fajtorë.
Një mjek u vetëvra në burg gjatë gjyqit, pjesa tjetër u dënuan për krime lufte: pesë me dënim me vdekje katër me dënim të përjetshëm dhe pjesa tjetër me dënime të tjera më të lehta.
Megjithatë gjenerali Douglas MacArthur, mëkëmbësi i Japonisë ndryshoi të gjitha dënimet me vdekje më 1950-ën dhe reduktoi dënimet me burg, në kuadër të politikave të pajtimit me vendin e ri që lindi pas luftës. Rreth vitit 1958 të gjithë të dënuarit u liruan.

…..Ata eksperimente , nuk jane asgje para bombave atomike, qe u hodhen ne Japoni….Pasojat e tyre, do te vazhdojne edhe per nje periudhe te gjate…