Kur na ndajnë edhe pak muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve vendore, mazhoranca duket e vendosur për të plotësuar vakancat e krijuara në KQZ që prej vitit 2013. Socialistët kanë vendosur të rikthejnë në trupën zgjedhore ish-nënkryetarin e këtij institucioni, Denar Bibën, i cili do të mbajë të njëjtin pozicion.
Emri i dytë i zgjedhur nga socialistët është një juriste me eksperiencë të gjatë, aktualisht Drejtoreshë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, Edlira Jorgaqi, por pritet ende zyrtarizimi i saj, raporton Ora News.
Jorgaqi në 2011-n u rrëzua nga mazhoranca e djathtë si e dekretuar e ish-Presidentit Bamir Topi për anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Shumica e djathtë në atë kohë e rrëzoi kandidaturën e saj pasi mazhoranca e saj kohe e cilësoi atë një kandidaturë politike që nuk plotësonte kriteret profesionale.
Emri i tretë që duhet të plotësojë vakancat në KQZ do të vijë nga radhët e LSI-së. Mësohet se LSI po diskuton disa emra, por ende nuk e ka kandidaturën finale që do t’i propozojë Kuvendit.
Emri më i përfolur është ai i Ilirjan Muhos, i cili pritet që të marrë vendin që ka pasur në këtë institucion, por që mazhoranca e djathtë e shkarkoi me forcën e kartonit. Me largimin e LSI nga koalicioni me Berishën, PD mori vendimin të shkarkonte anëtarin e LSI, Ilirjan Muho, me argumentin se prisheshin balancat, duke e zëvendësuar atë me Klement Zgurin, përfaqësues i Partisë Republikane.
Pas vendimit që u mor ndaj Muhos erdhi dorëheqja e nënkryetarit të KQZ-së, Denar Biba dhe një ditë pas tij edhe anëtarja e Komisionit Albana Shtylla u dorëhoq.

Rikthimi me i domosdoshem eshte i atyre qè dhanè doreheqjen dhe pastaj rikthim pa kushte i personit qè u hoq me force kartoni nga sal serbi.Mendoj se do te jete nje balance e mire jo manipulative si komisini ristanoviç leshi.
Gabim qe shumica ju la PD-se vetem bllokime do bejne,gjithesesi Rama tregon se nuk eshte si ata bajgat,Saliu shumicen nuk do ja linte KURRE PS-se.
problem nuk eshte komision por si lidh marveshjen per numerimin SALA LULI ME METEN DHE RAMEN RAMA ME VEPRIMET QE KANE BERE DUHET TE NDESHKOHEN SALA DHE LULKA PASTAJ TE BEHEN ZGJEDHJE DHE TE HEQIN DORE NGA KANDITATET E PA AFTE DHE SERVILA