Zbulohen të tjera detaje tronditëse lidhur me ngjarjen makabre që goditi familjen shqiptare në Itali.
Mediat italiane kanë zbardhur edhe fjalët e fundit të saj, në sherr e sipër, kur buri iu turr me thikën e kuzhinës në dorë.
“Mos se kemi djalin”, mësohet ti ketë thënë viktima burrit, por ai nuk u ndal duke e lënë të vdekur në vend.
Migena Kellezi është vrarë me thikë këtë të mërkurë nga bashkëshorti i saj, Dritan Sulollari.
Kur mbërritën në vendngjarje, shkruan TgCom24, ata e gjetën autorin pranë trupit të pajetë të gruas 30 vjeçare, e cila kishte marrë plagë të rënda në trup.
