Partia Demokratike ka mbledhur sot kryesinë e saj për të vendosur mbi ndryshimet statutore, që do t’i propozohen Kuvendit Kombëtar të Demokratëve, i cili do të mbahet në 28 dhe 29 prill.
Dy nënkryetarët e PD-së, Edi Paloka dhe Edmond Spaho, sekretari i përgjithshëm Arben Ristani, sekretari i Burimeve Njerëzore Fatbardh Kadilli, dhe sekretari organizativ Enno Bozdo, kanë gati dokumentin me parimet, konceptet politike dhe me opsionet për të zgjidhur çështjet e debatuara.
Grupi politik ka marrë në konsideratë të gjitha propozimet statutore të ardhura në PD, përfshirë këtu edhe platformën për ringritjen e PD-së të Astrit Patozit, statutin alternativ të Edit Harxhit, Edvin Kullurit dhe propozimet e ardhura nga analiza.
Diskutimi i sotëm në kryesinë e PD-së nuk do të jetë finali për të vendosur mbi librin e rregullave të brendshme të demokratëve, pasi të premten e ardhshme pritet të mblidhet edhe Këshilli Kombëtar i PD-së, organ që nuk është mbledhur asnjëherë që nga krijimi i tij.
DOKUMENTI:
Procesi është udhëhequr nga dy parime:
- Sigurimi i hapësirave dhe garancive demokratike në parti
- Përfshirja në vendimmarrje e anëtarësisë.
Burimet për rekomandimet e ndryshimit të statusit vijnë nga:
- Propozimet e dala gjatë analizës
- Praktika e partive simotra në Gjermani dhe Britani
- Propozimet e dy flukseve të ndryshme, që kanë paraqitur platfomë politike dhe draft statut krejt të ri
- Propozime individuale nga anëtarë, kryetarë degësh dhe anëtarë të forumeve të partisë.
Afrimi i vendimmarrjes tek anëtarësia
- Propozimi për përfshirjen e anëtarësisë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë
Kandidaturat, pa asnjë kufizim, që plotësojnë kriteret, kalojnë në filtrin e anëtarësisë përpara se institucionet qendrore, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar të marrin vendimin përfundimtar.
- Ndryshimet u japin kompetenca të qarta organeve qendrore (Kryesi, Këshill Kombëtar dhe Kuvend Kombëtar) për vendimmarrje të rëndësishme politike të partisë, duke përfshirë miratimin e propozimeve për kandidatura, për koalicione dhe aleanca, për strategjitë dhe programet politike dhe elektorale;
- Vendosja e parimeve dhe garancive për zgjedhje transparente dhe demokratike në çdo nivel. Parimi i transparencës, garantimi i barazisë së kandidatëve në garë dhe garancia mbi kontrollin e procesit zgjedhor. Të detajohen plotësisht në Rregulloren e Brendshme të Partisë që duhet të miratohet nga Këshilli Kombëtar.
- Forcimin e rolit të institucionit të kontrollit të partisë, Komisioni Apelimit/Gjykatës, dhe ngritja e tij të bëhet që në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar. Për të bërë nje instrument real që ka besueshmëri për anëtarësinë është propozuar që Komisioni të jetë në nivel nacional.
- Standartet etike të bashkëjetesës dhe disiplinës së partisë. Futja e konceptit të “dëmit ndaj partisë”, si parim që përdoret nga CDU gjermane dhe parashikon rastet kur anëtari kalon në grup tjetër parlamentar; merr pjesë në aktivitete të kundërshtarëve politik; mban publikisht qëndrim kundër politikës së partisë, publikon informata konfidenciale dhe sensitive; shkel ligjet dhe kryen akte të rënda në kundërshtim me etikën qytetare.
- Rregullimet për ngritjen dhe funksionimin e Komitetit të Seleksionimit të Kandidaturave, që do të funksionojë mbi bazën e një rregulloreje të miratuar nga Këshilli Kombëtar. Është propozim i shpallur në projekt-statutin e dy anëtarëve të KK, i përshtatur për kushtet tona nga modeli origjinal i Partisë Konservatore Angleze.
s.a/dita

Ah sa keq qe nuk e patem kete nen kur ndodhi marreveshja e Lulzim Bashes me edi Ramen!e kishim heq qafe tash problemin Basha e do kishim nje parti tjeter pak ma shpresedhenese per nje opozite te vertete!Me pelqen ky neni per demtim te partise,se me kete nen largohet shpejt e mire lulzim basha
a vini dot nje nen qe nuk lejohen te jene anetare ish -sigurimsat ?
apo keni frike se partia shkrihet pastaj?