Mediat italiane janë duke qarkulluar një lajm të gazetarit Mauricio Pistoki, i cili në blogun e tij lëshon lajme bombastike. Këtë herë sipas një burimi të sigurtë të gazetarit, Ronaldo pas ndeshjes është takuar me Agnellin.
Portugezi i ka sugjeruar presidentit, emrin e Karlo Ançelotit si trajner të “Zonjës” në sezonin e ardhshëm. Ronaldo ka marrëdhënie të shkëlqyera me Ançelotin, pasi ishte trajneri që solli Ligën e Kampionëve, pas 12 vitesh mungese te Reali i Madridit.
Nëse ky lajm vërtetohet, në Itali do të bëhen ndryshime shumë të mëdha me Allegrin që mund të shkarkohet dhe Anchelotin, që mund të marrë drejtimin e Juves.
e.t./dita
