Zbulohet arsyeja e pazakontë e dëmtimit të Marcelos

DITA Online

 

Brazili është në ankth për Marcelon, i cili doli pas dhjetë minutash lojë kundër Serbisë për një problem në shpinë.

Por arsyeja e dëmtimit të mbrojtësit të “Selesaos” duket e pazakontë sipas shtypit brazilian.

“Një vrull në muskujt stabilizues të shtyllës kurrizore, – deklaroi mjeku, i cili beson se ndryshimi i dyshekut të fjetjes mund ta shkaktojë këtë lëndim. – Ky mund të jetë shkaku. Dysheku, ku ai flinte në Moskë, ishte i butë, ndaj mund t’i ketë shkaktuar problem në kolonë. Le të presim dhe të shohim se si lëndimi evoluon dhe në qoftë se ai mund të luajë, por përgjigja për tani është e mirë”.

Doktori brazilian nuk jep më shumë detaje, por impenjimi i Marcelos në ndeshjen e 1/8-ave kundër Meksikës është në dyshim.

a.s/dita

Share This Article
1 Comment
  • Nji lojtar majft simpatik i lojes se futbollit Boterore.Deshiroje te mos kete asnji lendim qe ta shikojme te luaj aq bukur sic din Ai vete

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *