Përdoruesit e atleteve “All Star” nga kompania Converse, kanë mundur të vërejnë dy vrima shtesë që gjenden anash atleteve dhe ka dy arsye se prëse ekzistojnë ato.
Edhe pse duket se janë një dizajn unik i “Converse”, ato në fakt kanë një qëllim më praktik.
Siç mund të dinë shumica e njerëzve që veshin atlete, nëse ecni për një kohë të gjatë, këmbët nxehen dhe mund të djersiten, prandaj vrimat shërbejnë për ajrosje të këmbëve.
Vrimat ndihmojnë që të qarkullojë ajri derisa ju ecni dhe kjo ndihmon në parandalimin e nxehtësisë dhe erën e keqe.
Arsyeja e dytë se përse këto vrima gjenden anash këpucëve, është që t’ua mundësojë njerëzve të jenë më kreativ në lidhjen e lidhëseve.

ME NE FUND E ZBULUAM,,,,,BOTA QENKA E RRUMBULLAKET
Arsyeja e pare qe shkruhet eshte e vetmja.
Ndersa e dyta eshte kot dhe nuk ka te beje fare me lidhjen e lidheseve te atleteve!
pa pa . une edhe 100 vjet te mendohesha se gjeje dot, por faleminderit gazetareve inteligjente te Dites , e gjeta.
faleminderit