Zbulohet arsyeja pse Djokovic mori rekomandim mjekësor për të mos u vaksinuar

Ornela

Novak Djokovic mori rekomandim mjekësor për të mos u vaksinuar dhe për të qenë i pranishëm në “Australian Open” për shkak se e ka kaluar koronavirusin javët e fundit.

Sipas BBC, avokatët e tenistit serb, i cili nuk lejohet të hyjë në Australi për shkak se nuk është vaksinuar ndaj Covid-19, kanë paraqitur rezultatin pozitiv të PCR-së, që mban datën 16 dhjetor 2021.

Aktualisht, Djokovic po qëndron i izoluar në një hotel për emigrantë në Melburn. Pasi u mësua se numri 1 i botës do të luante turneun australian, edhe pse në të nuk lejohen të pavaksinuarit, shumë polemika shpërthyen, duke detyruar edhe kryeministrin e vendit që të ndërhynte në këtë çështje. Scott Morrison kërkoi nga Djokovic që të shpjegonte rekomandimin mjekësor: “Për Novak Djokovic nuk do të ketë rregulla të ndryshme”.

Ndërkohë, familjarët e tenistit akuzuan se ai po mbahet i burgosur, deklarata të hedhura poshtë nga ministrja e Brendshme, Karen Andrews.

“Djokovic nuk është i burgosur, madje ai mund të largohet nga Australia kur të ketë dëshirë. Nëse kërkon të kthehet, autoritetet e kufirit do ta ndihmojnë që procedura të jetë më e lehtë”, tha ajo.

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
  • Nese kushdo provon zyrtarisht se ka qene i infektuar me Covid ; provon se me pas ka zyrtarisht nje test negatif atehere mjekesia ka nje procedure protokollare te kohes se nevojshme qe duhet te kaloje qe ky person qe a imunitet natyral duhet te shkoje muaj me pastaj per te filluar nga procedura zyrtare e vaksinimit , (pra e imunitetit artificial) .
    Mendoj se asnje ligj administrativ nuk duhet te bjere ne kontradikte me ligjet mjekesore sepse mund te cfaqen pasojat negative te nje ngarkese te madhe te antitrupave te imunitetit , te cilat jane proteine e shtuar ne lengun e gjakut te cdo njeriu .

    • Vathoida
      sipas dokumenteve të lëshuar nga sërbia,ai ka qënë i sëmurë në 16 dhetor,por duke qënë se është një personalitet publik ndryshe nga unë dhe ti,ai ka marrë pjesë në manifestime në datat që,përkojnë me datën 16.12.21 dhe më vonë!!
      kështu që australianët thonë:”kur ke qënë i sëmurë përse ke marrë pjesë në “festime”të kësaj e asaj ngjarje,duke përqafuar miletin dhe mbi të gjitha pa maskë”??
      australianët kanë lënë jashtë vëndit të tyre popullin e tyre,nga fillimi i pandemisë!
      përse duhet të jenë tolerant me një mashtrues??
      shpresoj që të mërkurën ministri i shëndetsisë ta këthejë prapsht këtë leshko!!
      një teniste sllovake,anti vaks,u tregua shumë më burrnore se ky!!tha jam kundër vaksinimit dhe u këthye pas!!nuk luajti “ballkançe”!!

  • O lale sdo me e bo vax tjetri e te perfundoje si shume sportiste me perikardit apo myocardit ne zemer. Si puna e agueros psh qe vari kepucet 33 vjec.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *