Zbulohet axhenda e delegacionit të Komisionit të Venecias

Edona Llukacaj

Delegacioni i Komisionit të Venecias do të vizitojë të martën, më 10 shtator, Shqipërinë.

Sipas raportimit të Javanews, kalendari i takimeve të këtij delegacioni është bërë publike.

Në fillim delegacioni do të takohet me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së Taulant Ballën, më pas më kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, Rudina Hajdari, Nimet Musai, dhe Adriatik Alimadhi.

Në fund, në orën 11:00, delegacioni i Komisionit të Venecias do të takojë Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin.

Kalendari i takimeve të ditës së nesërme të delegacionit të Komisionit të Venecias, e martë 10 shtator:

Ora 9:00-9:55: Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, z. Taulant Balla dhe deputetë anëtarë të Grupit. (Salla e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, kati II)

Ora 10:00 – 10:55:  Kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, znj. Rudina Hajdari, z. Nimet Musai, z. Adriatik Alimadhi dhe deputetë anëtarë të grupeve.  (Salla e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, kati II)

Ora 11:00-11:55:  Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi (Salla e pritjes në Kryesinë e Kuvendit).

e.ll./dita

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *