Zbulohet banda e vjedhjes së “Benz”-ave, shpallen në kërkim

redaktor

Një grup hajdutësh të makinave janë zbuluar nga policia dhe janë shpallur në kërkim për një seri vjedhjesh. Pas një pune intensive hetimore, shërbimet e policisë së Kombinatit njoftuan se kanë mundësuar zbardhjen e autorësisë së vjedhjes së 4 automjeteve tip “Benz”, duke shpallur në kërkim E. A., 33 vjeç, banues në Tiranë. Dyshohet se vjedhjet janë kryer në bashkëpunim me persona të tjerë, për të cilët vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tyre. Nga strukturat e policisë të këtij Komisariati u bë e mundur gjetja e njërit prej mjeteve të vjedhura. Po dje është zbardhur edhe vjedhja e një banese në pronësi të A. Q., e ndodhur më datë 21 gusht, në fshatin Muçaj të Vorës, ku ka rezultuar se autor është Xhuljan Asllanaj, 22 vjeç, aktualisht i arrestuar nga shërbimet e këtij komisariati për ngjarje të tjera.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *