Zbulohet baza që furnizonte me armë grupet kriminale

Leda Hysa

 

Policia e Tiranës ka përfunduar me sukses një operacion të koduar “Baza”, duke sekuestruar një arsenal armësh dhe municioni luftarak, në një bazë që furnizonte grupet kriminale dhe persona që merren me veprimtari të paligjshme.

Si pasojë e operacionit është arrestuar një 64-vjeçar nga Tirana, Ramazan A., me precedentë të mëparshëm penalë për “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”, i cili thuhet të kishte përshtatur banesën e tij si një bazë që iu shërbente grupeve kriminale për furnizim me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e këtij shtetasi u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri; automatik model 56 dhe dy pushkë gjysmëautomatike; 4 armë zjarri të çmontuara; 3 armë të precizionit të lartë dhe një armë sportive; si dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme armësh zjarri.

Materialet hetimore në ngarkim të 64-vjeçarit, për veprat penale të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, si dhe “prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”, i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Tiranës.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • “Zbulohet baza qe furnizonte me arme grupet kriminale”….
    Cilat grupe kriminale ka furnizuar me arme dhe perfundimi nje person i vetem i arrestuar, ku jane te tjeret.
    Baze me nje person qe e perdor ate vetem ne Albanistan gjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *