Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Antiterrorit Gledis Nano, zbuluan sot në deklaratë për mediat se një rrjet terrorist, i drejtuar nga regjimi iranian është zbuluar në Shqipëri si dhe janë parandalluar.
“Një celulë aktive terroriste e njësisë së operacioneve të jashtme të Forcave QUDS iraniane është zbuluar së fundmi nga Institucionet Shqiptare të Sigurisë. Celula terroriste është gjithashtu përgjegjëse, mes të tjerash, për planin e muajit mars 2018 për kryerjen e një akti terrorist gjatë kremtimeve të Festës së Nevruzit, të frekuentuar nga anëtarë të nivelit të lartë të organizatës opozitare iraniane Mujahedeen el Khalq (MEK), plan që u parandalua nga masat e shtuara të Policisë së Shtetit, falë informacioneve të sakta”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, duke dhene edhe detajet personin qe e drejton kete celule dhe anetaret e saj.
Celula terroriste drejtohet nga operativi i Forcave QUDS, i njohur si PEYMAN.
“PEYMAN është rezident i përhershëm në Iran dhe menaxhon në distancë një numër operativësh në Shqipëri dhe në vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Mes të tjerash, ai inicioi dhe zbatoi tentativën e fundit për sulm në muajin mars 2018. PEYMAN menaxhon shumë operativë, disa për grumbullim informacioni dhe të tjerë për të kryer sulme terroriste”.
Lexoni më poshtë deklaratën e plotë:
Një rrjet terrorist, i drejtuar nga regjimi iranian është zbuluar në Shqipëri. Synimi i këtij rrjeti ishte kryerja e sulmeve ndaj lëvizjes opozitare iraniane (MEK).
Një celulë aktive terroriste e njësisë së operacioneve të jashtme të Forcave QUDS iraniane është zbuluar së fundmi nga Institucionet Shqiptare të Sigurisë. Celula terroriste është gjithashtu përgjegjëse, mes të tjerash, për planin e muajit mars 2018 për kryerjen e një akti terrorist gjatë kremtimeve të Festës së Nevruzit, të frekuentuar nga anëtarë të nivelit të lartë të organizatës opozitare iraniane Mujahedeen el Khalq (MEK), plan që u parandalua nga masat e shtuara të Policisë së Shtetit, falë informacioneve të sakta.
Celula terroriste drejtohet nga operativi i Forcave QUDS, i njohur si PEYMAN. PEYMAN është rezident i përhershëm në Iran dhe menaxhon në distancë një numër operativësh në Shqipëri dhe në vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Mes të tjerash, ai inicioi dhe zbatoi tentativën e fundit për sulm në muajin mars 2018. PEYMAN menaxhon shumë operativë, disa për grumbullim informacioni dhe të tjerë për të kryer sulme terroriste.
Një nga këta operativë është Alireza NAGHASHZADEH, një iranian i cili është vetë një ish-anëtar i MEK-ut dhe zotëron një pasaportë austriake. Naghashzadeh u dërgua nga PEYMAN-i për të grumbulluar informacion në Shqipëri gjatë disa vizitave të veçuara, si pjesë e planeve për një sulm që eventualisht u ndalua.
Një tjetër operativ, është Abdolkhalegh MALEK ZADEH, një iranian që jeton në Turqi dhe që ka drejtuar celulën operacionale. MALEK ZADEH (i njohur gjithashtu nga lidhjet kriminale me pseudonimin “Ferhat”) ka vazhduar të punojë gjatë dy viteve të fundit me Abdulselam TURGUT, një figurë e njohur e krimit të organizuar turk, për të planifikuar sulme terroriste me urdhër të PEYMAN-it dhe të Forcave QUDS. TURGUT, i njohur si një bos mafioz turk dhe kreu i një rrjeti të fuqishëm ndërkombëtar të trafikut të drogës është burgosur së fundmi në Azerbajxhan dhe në Turqi me akuza për trafik droge. TURGUT ka gjithashtu lidhje të vjetra me krimin e organizuar në Shqipëri. TURGUT është liruar nga një burg në Turqi në fund të vitit 2018. Në vitin 2011, TURGUT është burgosur gjithashtu në Shqipëri me akuza në lidhje me trafikimin e dyshuar të rreth 1 ton heroinë, por u arratis nga vendi duke përdorur një pasaportë false, pasi gjykata ndërroi masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”.
Operativët kriminelë, me bazë në Ballkan, që janë vartës të TURGUT-it ose të një trafikanti droge turk të lidhur me të, nga viti 2018, janë dërguar në Shqipëri për të avancuar planifikimin e sulmeve kundër MEK-ut, siç ishte diktuar nga MALEK ZADEH dhe Forcat QUDS. Autoritetet shqiptare i kanë identifikuar këta individë dhe informacioni i siguruar nga informatorë nga brenda organizatave kriminale i ka lejuar autoriteteve shqiptare që të parandalojnë planin e marsit 2018 dhe planifikimet eventuale për sulme nga figurat e krimit të organizuar që kishin si objektiv MEK-un për llogari të regjimit Iranian.
Forcat QUDS janë krahu operacional i IRGC (Islamic Revolutionary Guard Corps – Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit) që vepron përtej kufijve të Iranit. Forcat QUDS drejtohen nga Qassem SOLEIMANI, i cili është përgjegjës, mes të tjerash, për aktivitetin e Iranit në Jemen, Irak, Siri dhe Liban. Celula terroriste i përkiste, siç u përmend, njësisë së operacioneve të jashtme të Forcave QUDS, një njësi operacionale e konsideruar si klandestine dhe sekrete, e cila është përgjegjëse për planifikimin dhe zbatimin e aktivitetit terrorist jashtë Iranit. Brenda kësaj njësie, ka një nënnjësi që merret ekskluzivisht me organizatat që janë kundër regjimit. Modus Operandi i njësisë përfshin menaxhimin nga distanca të forcave të treta (proxy), zakonisht kriminelë dhe anëtarë të mafies me të kaluar të ndryshme, në mënyrë që të mbulohet përfshirja e Iranit në terrorizëm. Duke përdorur këtë Modus Operandi, MOIS (Ministry of Intelligence and Security – Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë) të Iranit ka vrarë të paktën 4 opozitarë të regjimit në Holandë, Gjermani dhe Turqi dhe ka organizuar sulme të pasuksesshme, sikurse ishte sulmi i fundit i mbetur në tentativë kundër konferencës së MEK-ut në Paris, në Qershor 2018.
Sjellim në vëmendje se nga viti 2014, në koordinim me Kombet e Bashkuara dhe SHBA- ja, Shqipëria ka pritur një numër anëtarësh të MEK-ut, një organizatë që e sheh veten si opozita në mërgim dhe si një alternativë praktike ndaj regjimit iranian dhe për këtë shkak regjimi iranian e sheh atë si kërcënim serioz për mbijetesën e tij. MEK-u është një shënjestër kyçe për forcat e sigurisë iraniane, të cilat tentojnë të sulmojnë anëtarët e organizatës kudo ku ata mund të jetojnë dhe operojnë jashtë Iranit.
Institucionet shqiptare të sigurisë po punojnë vazhdimisht për të ndalur këto tentativa për sulm.
Gjeneralitete:
1.PEYMAN – Nuk jepen të dhëna të tjera.
2.Abdolkhalegh MALEK ZADEH, i datëlindjes 21 Prill 1979. Njihet si “Ferhat”.
3.Erwin ARAM, i datëlindjes 13 Korrik 1974. Njihet si “Alireza NAGHASHZADEH”.
4.Abdulselam TURGUT, i datëlindjes 27 Maj 1967.

o.j/dita

Ne mars te 2018 kur qenka zbuluar plani per akt terrorist ne diten e Novruzit nuk ka patur kurrfare njoftimi. Tani u kujtua Policia Shtetit? Apo si Nastradini qe kur zihej ngushte hapte qitapet e vjeter ose si Enver Hoxha qe per te mbulu krizen e tallonave “shpikte” grupe armiqesore te inicuara nga imperializmi amerikan ne bashkepunim me socialimperializmin sovjetik dhe ate kinez.
Ahahaha…qeveria Rama paska gjetur poture iraniane per te mbuluar bythen e zbuluar te Rames
Emrat e gjykatesve qe kane nderruar masen e sigurise
Lejeni se e mora vesht: Gjin Gjoni dhe Arjana Fullani meca te tjere. Prandaj fshinte djerset me 500 euro ai thesi me mut i Fullaneve.
Çfar armesh posedonin terroristet?Armikut te brendeshem vari lesht,ne plan te pare eshte armiku i jashtem,se per kete te vlereson
Bota.Si te permisoje tek aleatet Perendimore imazhin e saj Qeveria e dhjere e Rames,mbas deshtimit per negociatat me BE?”Zbulojn”
nje akt terrorist ne tentative,nga persona me indetitet te huaj,ndersa per Avdjol Dobin kan pothuaj nje Vit dhe akoma “nuk e dijnë ”
se ku ndodhet!Besoj,se fale kesaj “pune te mire” te Qeverise Rama ne lufte me armikun e jashtem,amerikanet do ti bejne presion
Makaronit te Frances,per te pranuar hapjen e negociatave me Edvin Escobar D’Ramen,qe e ka kuptuar prej kohesh,se te vjedhesh
shqiptaret eshte nje problem i brendeshem.
Mos jane grupi ilirfloririt qe donin te digjnin parlamentin…
Di gje njeri se cu be me ata?
Apo i ka fsheh monika me saliun ne lalez…
Zbuloni celulat e saliut ne mamurras qe pregatisin molotov per te djegur Shqiperine
kekroje te krijojne trazira ne Shqiperi ,
meqellim minimi i Rruges se Shqiperise drejt BE-se ,
dhe natyrishte destabilizim ,
qe u iniciua qellimishte i programuar per kto Zhvillime
nga JO-ja e Mascron-it – Franca .
Nuk eeshte aspak rastesi ,por e inskeuar ,qellimishte .
Duket ashiqare që është një lajm bajat & i pështirosur.
>
Në se ka nje super-gabim historik të klasës drejtuese të sotme (posacërsisht krykrimineli berishë dhe kryperversi edi rama) qe nga koha e Gjergj Kastrotit ky është pranimi i 4000 muxhahidinëve (4 divizioneve) ne qënder të Shqiperisë që do jetë më zi se Kali i Trojës në të ardhmen
>>
.Do isha në dakort të ndihmohej Amerika duke marrë një kontigjent n eperputhje me popullsine dhe territorin e Shqiperise..dmth 20-30 copë prej tyre por jo 4 divizione qe kur të dalin nga “kontrolli” do habitet dhe” i forti cfarë bën i ligu” si i thonë nga malesia tropojës.
>>>
Do isha përseri në dakort të ndihmohej Amerika duke marrë edhe 4 mijë copë ( i them copë se nuk i konsideroj qënie njerzore) prej tyre; POOOOR
1-por te ndihmohej ai vend financjarisht (jo me pikatore por me ndonje plan mini marshall )
.
2 -Te dorzonin koken e usali serbiberishes tyre
.
3.Te ndihmonin ate vend per aderimin ne Europe dhe jo ta linin ne pergeret e gjyshes Brigite te Macronit.
>>>>
Shqipëria ka mijra halle të rënda sot që është duke u poshtruar nga miqtë më shumë se nga pushtimi nga armiqtë.
>>>>>
.
Karashtisja e terroristëve te MEK-ut…me terroristët e shtetit të Iranit të sotëm…me kryekriminelët bash-berishë ( burrat e shtetit të të ziut arvizi) nga politika e gabuar e euro-atllantikasve nuk bën gjë tjetër vecse shënjterojne Enver Hoxhën që edhe pse në kohën e tij “hanim bar bio” ju siguroj që ishte më i mirë
se sekrecionet e brigjites macronit.
.ishte me i mire se fekalet e muxhahidineve..
..me i i mire se pampersat e ndyra te krykriminelit berishë
apo qimet e mjekrrës toksike të edi ramës
….
Keni shumë t drejtë zotëri por më lejoni të shtoj edhe disa saktësime:
1- këtë pilaf, së pari, e gatoi saliu duke marrë kontigjentin e parë, 200 a më shumë. Nuk e përfundoi sepse u rrokullis.
Erdhi Rama dhe e plotësoi kontratën
PSE VALLË?
Servilizëm dhe megallomani në diplomaci.
Pse të mos mbajmë asnjjanësi si popull i vogël që jemi?
Apo Zvicra ka pattur dëm denbabaden.
2. Jemi prishur edhe me Kinën, duke strehuar u j g u r ë t terroristë, se ashtu donte Amerika.
3. Për hatër të Evropës, u prishëm edhe me Rusinë; së cilës i dhamë dërmën me bllokadën ekonoomike, që i bëmë…..
Shpërblimi? Shqelm në prapanicë neve dhe hapje negociatash me Sërbinë, që është lidhur (më falni) troç, bythë e brekë me rusin.
4. Nuk kam informacion a i kemi dhë dërmën edhe Venezuelës se kshtu ja do politika Amerikës.
Ju përshëndes dhe uroj shëndet!
ORE DINI GJE JU, SE ATA QE STREHOJME NE
KANE VRARE NJEREZ NE IRAN, DHE KANE BERE
LUFTE KUNDRA SHTETIT???!!!!
CFARE KA PER TU HABITUR, NESE SHTETI I
IRANIT KERKON TE REAGOJ KUNDER TYRE???!!!
Ha-ha-ha, kam qeshur me lot! Ju faleminderit gazeta DITA per humorin e sjelle! Nuk po komentoj dot nga te qeshurit. E forte, e forte Amerika dhe perendimi, qe e futen Shqiperine aty, nga ku nuk ka per te dale me dot! E qeshur per te qare, me nje fjale!
Zoti Shefqet faleminderit per vemendjen..
.
ndiqni kete ferrin islamik te berishes qe vepronte kur amerika luante me dy porta:
Kete VIQIDOLSIN ( burrin e shtetit te arvizuse) pse e mbron EURO-AMERIKA ??
te pakten si strehues ndihmues dhe mbeshtetes i terroristeve islamike 1992-1997
&&
TERRORISTET ISLAMIKE NE SHQIPERI,
MBROJTJE U GARANTONTE SALI BISHA.
Mes tyre, 35 vetë, rezultojnë të kenë zhvilluar aktivitetin e tyre kriminal në Shqipëri nga fillimi i viteve ‘90 e deri në 2004, ku theksojmë veçanërisht organizimin e trafikut ilegal të armëve drejt Bosnjë-Hercegovinës në vitin 1995. Falë informacionit të servirur nga OKB, opinionit publik shqiptar i jepen për herë të parë emrat e terroristëve që kanë qenë në vendin tonë apo që kanë bërë të mundur krijimin e celulave të Al-Qaida, duke u mbuluar me petkun e organizatave bamirëse. Gjithashtu për herë të parë bëhen të ditura edhe rastet apo porositë e veçanta, të dhëna nga vetë Osama Bin Laden për mënyrën sesi duhej të zhvillohej aktiviteti terrorist në Shqipëri.
Yasin Abdullah Ezzedine Qadi
Themelues dhe administrator i besuar i Muwafaq Foundation. Ky fondacion ka vepruar historikisht nën ombrellën e Makhtab al-Khidamat, organizatës së themeluar nga Osama Bin Laden. Muwafaq Foundation ka qenë e përfshirë në sigurimin e mbështetjes financiare për aktivitetet terroriste. OKB sqaron se: “në vitin 1995, ky fondacion ka organizuar trafikun e armëve nga Shqipëria në Bosnjë-Hercegovinë”. Në financimin e këtyre aktiviteteve është përfshirë sipas të dhënave që jep OKB-ja, edhe Osama Bin Laden. “Qadi ka patur në pronësi disa firma private në Shqipëri, të cilat kanalizonin para për ekstremistët apo ku ekstremistët punësoheshin në ato pozicione ku ata kontrollonin fondet e firmave. Bin Ladeni vuri si kusht që numri i kompanive të Qadit në Shqipëri të shkonte në pesë”, citojmë nga informacioni zyrtar i OKB-së.
Abdul Latif Saleh
Emri i tij është i njohur për opionin publik shqiptar. Ai është lidhur ngushtësisht me Osama Bin Laden duke arritur madje të fitojë shtetësinë shqiptare nëpërmjet një dekreti të posaçëm të ish Presidentit, Sali Berisha. OKB sqaron se ai ka themeluar në Shqipëri një organizatë shqiptare që financonte Al-Haramain. Ndërkohë për herë të parë bëhet e ditur se “Misioni i tij ishte të destabilizonte Shqipërinë nëpërmjet nxitjes së konflikteve fetare. Al-Haramain arriti të rekrutonte anëtare nga kjo organizatë shqiptare. Ai u dëbua nga Shqipëria për sponsorizimin e aktiviteteve ekstremiste”, citojmë nga informacioni i OKB-së. Bëhet e ditur se Yasin Abdullah Ezzedine Qadi i kërkoi Salehit të krijonte në Shqipëri, në vitin 1994, Muwafaq Foundation. Aktivitetet e këtij fondacioni në Shqipëri u mbështetën dhe u financuan nga Qadi. Saleh dhe Qadi hynë në disa partneritete biznesi me njëri-tjetrin. “Saleh ka qenë administrator i përgjithshëm i të gjitha bizneseve të Qadit në Shqipëri dhe ishte aksioner i dhjetë për qind të investimeve të Grupit Qadi në Shqipëri. Gjashtë individë u arrestuan në Shqipëri në vitin 1998 dhe dy prej tyre u gjykuan dhe dënuan në Egjipt si autorë të akteve terroriste. Në dëshmitë e tyre, ata identifikuan Saleh se i kishte ndihmuar të vinin në Shqipëri, përfshi marrjen e tyre në aeroport”, sqaron OKB.
Grupi me 19 terroristë
Adb Al Wahab Abd Al Hafiz; Abderrahmane Kifane; Ali El-Heit; Fethi Ben Hassen Ben Salem Al-Haddad; Farid Aider; Abdelhadi Ben Debka; Moustafa Abbes; Othman Deramchi; Yacine Ahmed Nacer si edhe Youcef Abbes janë anëtarë të rëndësishëm të Al-Qaida. Ata kanë qenë pjesë të një organizate terroriste që operonte në Itali, e përfshirë direkt në aktivitete kriminale. Detyra e tyre ishte të koordinonin veprimtaritë e disa grupeve të ngjashme terroriste që vepronin në vendet e Europës, mes të cilave edhe në Shqipëri. Ata kanë ndihmuar emigrantët ilegalë të hynin në Itali duke i bërë ata direkt, si pjesë e aktivitetet ilegale të organizatave terroriste. Mandej ata i përdornin emigrantët për t’iu transmetuar instruksione grupeve terroriste në Shqipëri, Francë, Gjermani etj për mënyrën sesi të zotëronin armë dhe dokumenta të falsifikuara.
Safet Ekrem Durguti
Drejtues i Al-Haramain Islamic Foundation, që siguronte dhe ndihmonte financiarisht dhe materialisht organizatat terroriste në drejtimin e Osama Bin Laden, konkretisht rrjetet e Al-Qaida, përfshirë Jemaah Islamiyah, Al-Itihadd al-Islmaiya, Egyptian Islamic Jihad dhe Lashkar-e-Tayyiba. Durguti ka qenë një ndër mbështetësit kryesore të Bin Laden, i cili arriti të hapte një filial të Al-Haramain Islamic Foundation edhe në Shqipëri.
Al-Haramain Islamic Foundation
Aqeel Abdulaziz Aqeel Al-Aqeel dhe Suliman Hamd Suleiman Al-Buthe janë themelues dhe lidera të Al-Haramain Islamic Foundation, organizatës përgjegjëse për mbështetjen e akteve terroriste. Financimi në përgjithësi sigurohej nga bamirës individualë dhe nëpërmjet fushatave të veçanta që synonin përzgjedhjen e subjekteteve të ndryshme të biznesit nëpër botë. “Sëbashku me Safet Ekrem Durgutin, ata arritën të hapin një filial të Al-Haramain Islamic
Ndaj thosh Enveri ..Shqiperia nuk eshte vend ko do hyje dhe derri e dosa…e kish mire por e mbylli fare pastaj..