Rikthimi i Zlatan Ibrahimoviç në ekipin e parë të Manchester United është zbuluar, teksa klubi po e bën gati për një sfidë të caktuar të Premier League në dhjetor.
Skuadra e Jose Mourinho-s shpreson që ta ketë gati yllin suedez për ndeshjen e United ndaj Arsenal në fund të vitit.
Ibrahimoviç, i cili është duke u rikuperuar nga dëmtimi i pësuar në prill, mund të luajë në Emirates më 2 dhjetor.
Së fundmi, Zlatan ka pretenduar se shpreson që të rikthehet më i fortë se kurrë, duke u shprehur se ndihet mirë.
“Jam stërvitur çdo ditë që nga operimi, nuk ka pushime. Është një sfidë e re dhe jam i fortë mendërisht dhe kur fokusohem për një objektiv nuk mund të më ndalojë asgjë.
“Kur të rikthehem në fushën e lojës, do të jem më i fortë se më parë.”
