Në kuadër të kryesimit të OSBE, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Rusi.
Sipas TCH, duke iu referuar burimeve diplomatike të OSBE në Vienë, kjo vizitë është parashikuar për në datë 26 shkurt.
Mbetet e paqartë për momentin se kush do të jenë bashkëbiseduesit e tij në Moskë, ku në fokus të bisedimeve do të jetë kriza Rusi-Ukrainë.
Në fjalimin e tij përpara Këshillit të Përhershëm të OSBE, kryeministri e listoi Ukrainën si një prej prioriteteve të presidencës shqiptare të OSBE.
I fundit kryeministër shqiptar që ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Moskë duke u takuar me kryeministrin e kohës Çernomerdin, është Aleksandër Meksi gati një çerek shekulli më parë.
Vetë zoti Meksi ka deklaruar më vonë se pritja atje ishte e madhe.
“Nga delegacioni shqiptar kishte pak njerëz. Sa fillova të flisja rusisht ata u habitën dhe më duartrokitën. Kryeministri rus Çernomerdin mu afrua dhe ne bëmë një bisedë të lirë. Më tej ai më tha se mund ti shiste Shqipërisë avionë luftarakë MIG me çmim të lirë. Unë i ktheva përgjigjen: Mirë, por na gjeni armikun fillimisht”, ka treguar ish kryeministri Meksi.
j.l./ dita

ai më tha se mund ti shiste Shqipërisë avionë luftarakë MIG me çmim të lirë. Unë i ktheva përgjigjen: Mirë, por na gjeni armikun fillimisht”, ka treguar ish kryeministri Meksi.
Nji opergjigje ekselence filozofike e ish kryeministrit meksi:
“‘ Mirë, por na gjeni armikun fillimisht”,””
Na gjeni armikun !
Sa të zgjuar i kemi keta politikanët tanë , hazër-xhevap janë në botën e llafeve me shkëlqim nga jashtë e bosh nga brënda .
Çeku i bardhë do i zgjidhte të gjitha !
Edhe ky i sotmi K/M ynë , është vëllai i Meksit , në mos edhe më legen .
Shqipëria në mëshirë të fatit !