Kushtet e rrezikshme në të cilin punojnë artistët dhe aktorët në Teatrin Kombëtar është fakt që daton prej vitit 1958. Nevoja për një teatër të ri, del qartë edhe nga ky letërkëmbim midis Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Kulturës 70 vite më parë, ku theksohet qartësisht se gjendja e godinës ku është edhe sot teatri nuk ka asnjë siguri, qoftë nga konstruksioni, ashtu edhe nga materialet e shumta që janë vendosur ngjitur me skenën.
Që në vitin 1958, qeveria komuniste ngrinte alarmin se spektatorët rrezikohen seriozisht nga zjarri, pasi mungonin të gjitha kushtet.
Në kërkesën e saj, Ministria e Brendshme e asaj kohe i kërkonte Ministrisë së Kulturës që të marrë sa më shpejt masat.
******
Lënda: Mbi rrezikun nga zjarri që paraqet Teatri Popullor
Ministrisë Arsim Kulturës
Siç jini vënë në dijeni edhe herë të tjera, godina e Teatrit Popullor paraqitet krejt e pasiguruar nga rreziku i zjarrit.
Gjendja sot është e atillë sa mund të themi se nuk ka asnjë siguri, qoftë nga konstruksioni i godinës, ashtu edhe nga materialet e shumta që janë vendosur ngjitur me skenën. Veç kësaj, në Teatër nuk ka mjete për të përballuar zjarrin para se të vinë mjetet zjarrfikëse, si p.sh hidrantë të brendshme uji, motopompa zjarrfikëse, etj. Kështu që spektatorët në atë lokal mund të rrezikohen seriozisht nga zjarri.
Duke parë këtë gjendje mendojmë se është e nevojshme të shpejtohet marrja e masave në këtë drejtim.
Në mungesë të ministrit dhe me autorizim:
Zv.ministri i Punëve të Brendshme
Gjeneral-Major
Xhule Çiraku

s.a/dita

Dhe qe nga v.1958, Godina e Teatrit ka ngelur e tille ??!!!
Me fakte te tilla ju kerkoni te bindni opinionin per te realizuar qellimin tuaj ?
Jam i bindur qe kjo Godine i eshte nenshtruar rikonstruksionit, pershtatjes dhe mbrojtjes. Ju lutem, sic kerkuat dhe gjetet kete shkrese te Xhule Cirakut, gjeni edhe kunderveprimin qe ka pasuar !
Nejse, ju keni te drejte, meqe Teatri ka kohe qe eshte shembur, atehere perse ta duam Godinen e Tij ? – Ta shembim ! – brohorisni Ju ne korr.
1958…2018—–70 vjet ?! Me ‘Demokracine’ ka ndryshuar dhe Arithmetika !!!
Po per kullat 60 kateshe te edkokaines, cfare thote
Ai dokumenti, do tju ndalojme, qofte edhe Duke
Ju hedhur litarin ne fyt.
Po dëgjojmë e çfarë s’po dëgjojmë prej vitesh e muajsh për këtë problem. Po një gjë s’e kam kuptuar akoma; nga e kemi gjetur që do të ndërtohen kulla 60 katshe?! Duke luajtur me shifrat e çdo gjë tjetër, problemi jo vetëm që nuk futet në hullinë e duhur, por përkundrazi bëhet i besdishëm. Si mund të flitet kështu kur jemi para një ideje, kur ende s’është vendosur asgjë, e kur për rrjedhojë nuk ka as ndonjë projekt ndërtimi (zbatimi), flasim për kate e kosto. Jemi bërë të gjithë specialistë për çdo fushë, ose siç i quajnë ndryshe sot, gjithollogë.
Ketu jeton Apo ne planetin mars