Zbulohet dorëshkrimi me 50 poezi të panjohura të Rudyard Kipling

anazapta

Pesëdhjetë poezi të reja të poetit britanik Rudyard Kipling (1865-1936) janë zbuluar kohët e fundit. Dorëshkrimi i autorit të njohur të “Librit të xhunglës” është gjetur në arkivin e një ish-drejtuesi të Cunard Line, e cila konsiderohet si kompania më e madhe e lundrimit në Britani. Dorëshkrimi ruhej në një shtëpi në Nju Jork. Mes poezive ka vargje për kohën e luftës së parë botërore, të cilën Kipling e mbështeti, duke ndihmuar të birin të futej në trupën e Irish Guards (rojat irlandeze).

Një poezi e shkurtër me titull “Kumarxhiu” përfundon me vargjet:

Tre herë të plagosur,

Tre herë të djegur me gaz

Tre herë të shkatërruar

Në fund dola i humbur.

 

Një tjetër fragment poezie

Është gjendje shpirtërore e ngjashme me atë të Zotit

Para se të çmendej,

Ç’rëndësi ka

Në fund varri i mbulon të gjitha.

 

Rudyard Kipling është fitues i çmimit Nobel për letërsinë, në vitin 1907. Poezia më e njohur e tij është “Në mundsh”.

Share This Article
2 Comments
  • Ne mundsh te ruash arsyen,
    kur te tjeret s’gjykojne,
    e fajin ty ta hedhin per kete
    Ne mundsh ti vetes ti besosh kur…,etc
    Prej viteve 90, kur une e lexova per here te pare kete poezi, ka qene per mua udherefyesja ne cdo moment, edhe kur kam qene e gezuar edhe kur kam qene e merzitur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *