Një nga arsyet e ndarjes së Angelina Jolie dhe Brad Pitt mund të jenë ambiciet politike të aktores në punën e saj si ambasadore e OKB-së.
Burime të afërta me çiftin janë shprehur për median amerikane TMZ se ajo që e shqetësonte më shumë Bradin ishin udhëtimet e Angelinas me fëmijët e tyre në vendet e prekura nga lufta, si Liban apo Irak. Molla e sherri ishte ideja e Jolie për të shkuar në Siri me fëmijët e tyre.
Më parë lidhja e dyshuar e Pitt me aktoren franceze Marion Cotillard, u mendua se ishte arsyeja e kësaj ndarjeje, por më vonë rezultoi se nuk ishte e vërtetë.
DITA

