Pjesa dërrmuese e dokumenteve përmbajnë imazhe të viteve ’40 dhe ’50 të shekullit të kaluar dhe i përkasin arkivit dixhital të agjencisë.
Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) publikoi qindra dokumente të deklasifikuara mbi vëzhgimin e jashtëtokësoreve në prag të premierës të sezonit të ri të X-Files, sipas një deklarate nga agjencia.

Shumica e dokumenteve, të deklasifikuara në vitin 1978, përmbajnë imazhe të viteve ’40 dhe ’50 të shekullit të kaluar dhe i përkasin arkivit dixhital të agjencisë. CIA filloi të studiojë rastet që lidhen me objektet fluturuese në mbarë botën në vitin 1947. Në disa dokumente informohet për praninë e UFO-ve në Gjermani, Spanjë dhe Afrikën e Veriut, sipas ‘The Huffington Post’. Gjithashtu mund të shihen udhëzime të hollësishme të CIA-s se si vëzhgohen UFO-t.


Edhe pse CIA nuk ka zbuluar ndonjë informacion nëse ajo ka pasur kontakte me qeniet jashtëtokësore, për praninë e tyre mes nesh, apo nëse mendonte se objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO) kanë origjinë jashtëtokësore, dosjet e deklasifikuara tregojnë seriozitetin me të cilin qeveria amerikane trajton këto fenomene. /DITA
