Fizikanët pretendojnë se kanë gjetur edhe më shumë prova të një force të re natyrore. Gjithçka në Universin tonë mbahet bashkë ose shtyhet nga katër forca themelore: graviteti, elektromagnetizmi dhe dy ndërveprime bërthamore.
Fizikanët tani mendojnë se kanë parë veprimet e një force të pestë fizike që del nga një atom heliumi. Kjo nuk është hera e parë që studiuesit e vënë re diçka të tillë. Disa vjet më parë, ata e panë këtë gjë në shkatërrimin e një izotopi të berylliumit, sipas Koha Ditore.
Tani i njëjti ekip ka parë një shembull të dytë të forcës misterioze në fjalë – dhe grimcën që mendojnë se e mbart atë, e kanë quajtur X17.
Nëse zbulimi konfirmohet, jo vetëm që informacionet rreth X17 do të na mundësojë t’i kuptojmë më mirë forcat që e drejtojnë Universin tonë, por gjithashtu ato mund t’i ndihmojnë shkencëtarët ta zgjidhin problemin e materies së zezë një herë e përgjithmonë.
Attila Krasznahorkay dhe kolegët e tij nga Instituti për Kërkime Bërthamore në Hungari e dyshuan që në 2016-tën se diçka e çuditshme po ndodhte, pasi analizuan mënyrën se si një beryllium-8 i ngacmuar, lëshonte dritë derisa shkatërrohet.
Nëse kjo dritë ka energji mjaftueshëm, ajo shndërrohet në elektron dhe pozitron, që largohen nga njëri-tjetri në një kënd të parashikueshëm përpara se të zmadhohen.
Bazuar në ligjin e ruajtjes së energjisë, në kohën kur energjia e dritës që i prodhon dy grimcat rritet, këndi mes tyre duhet të zvogëlohet. Të kundërtën panë Krasznahorkay dhe ekipi i tij.
Këndi pati një rritje të papritur. Studimi shumë shpejt, tërhoqi vëmendjen e hulumtuesve të tjerë anembanë globit, të cilët sugjeruan se një grimcë fare e re mund të jetë përgjegjëse për anomalinë.
o.j/dita

ndihmë qënje!!
ke ndonjë ide??
Eshte e perkthyer keq dhe eshte nga ato informacionet qe po te jesh i fushes nuk te meson gje te re, po te mos jesh i fushes nuk merr vesh gje. Megjithate:
Ne natyre njihen 4 lloje forcash, ose me mire bashkeveprimesh, gravitacionale, elektromagnetike, berthamore te forta dhe i ashtuquajturi bashkeveprim i dobet. Keta te DITEs e kane gabim qe ne titull kur thone “elementi i peste i natyres”, do te ishte korrekte te thuhej “bashkeveprimi i llojit te peste”.
Te gjitha keto bashkeveprime kane bartesit e vet, por po te fllojme te flasim per bartesit (ne fakt mund te quhen edhe grimca) pernbajtja do te behet shume teknike. Po te jap vetem nje lloj analogjie per te kuptuar konceptin e “bartesit” ose te “grimces”. perfytyro dy njerez qe i hedhin njeri tjetrit nje top tenisi dhe ti i shikon nga larg, aq larg sa i shef njerezit po nuk arrin te dallosh topin e tenisit. Keta dy njerez “bashkeveprojne” me njeri tjetrin dhe “bartesi” i bashkeveprimit eshte topi i tenisit (“grimca”). Kuptohet qe keta nuk mund t’i largohen njeri tjetrit me shume se sa kane fuqi te hedhin topin e tenisit, pra ne nje fare menyre keta jane te “lidhur” me njeri tjetrin nepermjet topit te tenisit. Ti qe i shef nga larg e kupton qe keta jane “te lidhur” me njeri tjetrin po nuk e shef kete lidhje, keshtuqe mund te besh hipotezen qe egziston nje bartes i ketij b.veprimi.
Paragrafi i fundit i shkrimit ku flet per drite (perseri gabim, nuk eshte drite, por rrezatim elektromagnetik gama, energjia e te ciles formon nje elektron dhe nje pozitron, eshte e njohur prej shume vitesh si fenomen dhe quhet “formim i ciftit” elektron – pozitron (pozitroni eshte antilende, ose antimaterie pra analogu i elektronit por prej antilende). Po ashtu nese bashkevepron nje pozitron me nje elektron ndodh ai qe quhet anihilim i lendes dhe prodhim energjie ne forme rrezatimi gama (rrezatim elektromagnetik). Qe te formohet cifti, energjia e gama rrezatimit duhet te kete nje vlere te caktuar dhe normalisht te dyja grimcat e krijuara largohen nga njera tjetra ne drejtime krejtesisht te kunderta, pra kend 180 grade. Kjo ndodh pavaresisht nga energjia fillestare e rrezatimit gama. Nqs ky kend eshte i ndryshem, sic pretendohet ne shkrim, i bie qe nje pjes e energjise fillestare te rrezatimit gama duhet te jete transferuar tek nje grimce tjeter (qe do te ishte pak a shume analogu i topit te tenisit) qe mesa duket ende nuk eshte kapur nga hungarezet, por qe hipotezohet se duhet te egzistoje. Shnet ceno.
flm qënje
shpjegimi i thejshtë dhe i kuptueshëm!!
S’ka perse ceno.
Ti çfarë ke që fut hundët në gatimet që gazeta i ka për ne gjindjen e pashkollë? Redaksia e gazetës e di shumë mirë nivelin e shkrimeve te saj, sepse e di se të punësuar ka injorantë gjysëmanalfabetë që i quan me përkëdhelje gazetarë….
ado mos u xef
askush nuk ka ofenduar doktorraturën e kazekarucëve të thamos!!
maksimumi mund të hahemi me ta në nivelin 9 vjeçar!!
aty ne kemi një përparsi!
e kemi mbaruar,ata akoma nuk e kanë filluar!!
kjo për humor!
tashti të flasim me seriozitet!vetë dita,jo drejtë për drejt e ka thënë se ka probleme me redaksinë.kërkon redaktorë,të paktën këtë vit e ka nxjerrë në gazetë!!nuk e di sa i janë përgjigjur,por ajo e ka bërë të sajën!!
kushtet i ka të mira,mund të punohet nga shtëpia!nuk e di a paguajnë apo jo,por të paktën e kanë bërë ofertën!!
kështu deri në një farë mase është dhe faji ynë në këtë drejtim!!nuk ma merr mëndja që ndonjë nga ne ti jetë përgjigjur kërkesës së ditës!!
këtu,në këtë faqe,unë personalisht kam vlersuar disa persona që do ta bënin punë e redaktorit shumë mirë!!kuptohet në fusha të caktuara!!pra si rasti i qënjes,moni apo dema!!ka dhe të tjerë!unë përmënda këta që më erdhën në mëndje!!
kuptohet se të pranosh të jesh redaktor nuk është e thjeshtë,kërkon punë dhe kohë!!gjithashtu gjënë më të rëndësishme,të paktën përpara redaksisië,ose thamos duhet të tregosh identitetin tënd të vërtetë!!
Pas hungarezeve kjo eshte eksperimentuar ne nje qender kerkimi ne Kaliforni dhe ata e quajne bosoniX, force bashkveprimi mes neutronit dhe elektronit(gjithsesi force e dobet). Apo jo xhuxhumako?
Po, eshte e vertete qe eksperimentet e hungarezeve jane perseritur ne Kaliforni, me te njejtat perfundime, por interpretimi qe i japin ne Kaliforni eshte i ndryshem nga ai hungarez. Perseri do te kishim te benim me detaje shume teknike. Eshte pikerisht interpretimi Kalifornian qe sugjeron egzistencen e nje force te llojit te peste, veprimi i te ciles shtrihet vetem brenda berthames se atomit. Ne te vertete, sic e thashe edhe me siper puna eshte se ende nuk mund te konfirmohet me siguri egzistenca e nje “force te llojit te peste”. Rezultatet e te dy eksperimenteve nuk mjaftojne per te konfirmuar egzistencen e bashkeveprimit te llojit te peste. Konfirmimi i plote i egzistences se forces se llojit te peste do te ishte nje revolucion i vertete ne fiziken e grimcave elementare dhe sidomos te asaj qe quhet Teoria e Unifikimit te Fushave. Nderkaq do te degjojme shume spekullime e shkencetare mund te japin shume konferenca dhe te nxjerrin edhe ndonje lek, por mund te perfundoje fllucke sapuni si puna e fuzionit te ftohte para nja tre dekadash, qe u duk si superzbulimi i shekullit dhe ishte nje hoax i madh. Duhet te them megjithate se ne kete rast eksperimenti eshte perseritur dy here, nga dy grupe te ndryshme me te njejtat rezultate, por akoma nuk mjafton per te pohuar me siguri egzistencen e llojit te 5 te basheveprimeve.
Shume faleminderit per shpjegimin, ji aktiv te te lexojme me endje.:)