Zbulohet emri i James Bondit të ri?!

Dita

Idris Elba mund të jetë 007 i ardhshëm.

Vetë aktori ka postuar në “Twitter” një mesazh të koduar, që të lë të mendosh se ai mund të jetë James Bondi i ri.

Pak ditë pas disa thashethemeve se një prodhues i serisë i ka propozuar atij që të bëhet 007 i ri, Idris Elba ka shkruar në rrjetin social: “Emri im është Elba, Idris Elba”.

Fansat e konsiderojnë këtë si një sinjal se ai mund të jetë James Bondi i ri, pasi të largohet aktori Daniel Craig.

Që në 2014-n ka pasur në fakt zëra që e lidhnin aktorin e njohur me rolin e Bondit, por ai asnjëherë nuk i ka konfirmuar dhe as nuk i ka pohuar.

Seria e famshme ka nisur në vitet 1960 me Sean Connery në rol dhe filmi i ri Bond do të dalë në kinema në tetor 2019, drejtuar nga Danny Boyle.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *