Zbulohet emri, ja kush do ta presë Ramën në vizitën e tij në Moskë

J L

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në kuadër të detyrës së tij si kryetar i OSBE-së, do të ketë një takim me rëndësi gjatë vizitës në Moskë me Ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergey Lavrov.

Agjencia ruse e lajmeve (TASS) informoi se tashmë agjenda është përcaktuar dhe se më 26 shkurt në kryeqytetin rus, kreu i shteti shqiptar do të zhvillojë një takim me një nga figurat më të rëndësishme të Rusisë, aktor kryesor në politikën e jashtme.

Lavrov konsiderohet si një nga njerëzit më të besuar të presidentit Vladimir Putin dhe një nga figurat që dallohet për qëndrimin e tij kundër pavarësisë së Kosovës.

Megjithatë, këtë vizitë Rama do ta kryejë si kryetar i OSBE-së, ndërsa në fokus të bisedimeve do të jetë kriza Rusi-Ukrainë.

Në fjalimin e tij përpara Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, Rama e listoi Ukrainën si një prej prioriteteve të presidencës shqiptare të OSBE.

Kryeministri i fundit shqiptar që zhvilloi një vizitë zyrtare në Moskë duke u takuar me kryeministrin e kohës Viktor Çernomerdin, ishte Aleksandër Meksi, rreth një çerek shekulli më parë.

Marrëdhëniet Shqipëri Rusi aktualisht nuk janë shumë të mira dhe së fundmi ka pasur edhe akuza nga deputetë të shumicës për rrezikun e ndërhyrjes së Rusisë në politikën shqiptare.

Akuza të tilla janë hedhur poshtë nga ambasada ruse në Tiranë.

Sergei Lavrov

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • “Opinion”, Fevziu-Rakipllari-Lala- Hoxha, etj…………
    Nje tufe lakejsh te Saliserb Vicidolit iu versulen K/ministrit
    pa pike etike,me sjellje prej rrugacesh e gangsteresh te
    blere e te shitur per “30 aspra” Djallit te Vicidolit …! Nuk
    e imagjinoj dot “gazetare-prokuror”! Nuk eshte se kam
    ndonje simpati per K/ministrin,perkundrazi kam shume
    kritika por jo per ato per te cilat po sulen “gazetaret-pro-
    kurore”, te cilet I ka pare si te “dhjere” perballe Vicidolit
    duke u dredhur e perdredhur si kurva semaforesh,ndersa
    tregohen te “fortit” perballe K/ministrit……!!!
    Qendrimi I kryeministrit ka dy ane: Ose Kryeministri YNE
    e ka strategji per te hedhur poshte idene e propaganduar
    nga mediat dhe opozita se ketu po vendoset “diktatura”,
    she kryeministri ka “kapur te gjitha mediat” kur mediat Jane ne dore teresisht ne dore te Saliserb Monstres, dhe
    fakt eshte se si sillen ne emisionet ndaj kryeminister,eks-
    tremisht Demokrat perkundrejt sjelljes banditeske te Sal-
    Lales, I cili ne kohen e tij gazetaret perfundoni me xhun-
    ga neper gjirizet e Lanes ose neper kenetat e Lezhes.Kot
    nuk thote populli YNE “bej nenen,te quajne baba” dhe kjo
    I shkon per shtat “trimosheve” gazetaruce shqiptare ….!
    Ose mundesia dyte e qendrimit te K/ministrit perputhet me refrenin lab “Qe t’a keshe mik te prish pune, dhe t’a
    keshe armik te ha m..ne” ……!!!
    Une , si qytetar anonim shqiptar po te kisha perballe la-
    kejt e Kryemafiozit me te madh e kryekriminelit me me
    damke, personalisht nuk do qendroja asnje minut me Ta,
    duke ditur qe I sherbejne me zell PADRONIT ….!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *