Gianni De Biasi u ka mbajtur një fjalim të gjatë rreth 20 minuta lojtarëve të Kombëtares, në stërvitjen e djeshme, në tentim për t’i motivuar para sfidës me Portugalinë. Ai ka kërkuar nga lojtarët “kuqezi”, të luajnë njësoj si në ndeshjen ndaj Danimarkës dhe pa asnjë ndjenjë frike.
“Djema, jemi përpara një momenti delikat! Kemi kaluar gjysmën e rrugës, duke bërë më të mirën falë grupit kompakt që kemi. Tani na pret një takim shumë më i fortë dhe dua që të tregoni karakter në fushë.
Duhet ta ndihmoni njëri-tjetrin. Është një ndeshje ku kujdesi dhe përqendrimi duhet të jetë i madh në çdo minutë. Përballë është një ekip që mund të na shënojë në çdo moment. Duhet të luani ashtu si në Danimarkë, pa asnjë ndjenjë frike. Ua kam thënë edhe në ndeshjet e kaluara, ne nuk kemi frikë askënd. Bashkë ia dalim, forca çuna!”, – ka thënë italiani, sipas “Panorama Sport”.

Fiks si ne Danimarke luajten me nje ndryshim te vogel:Luajten fshace si ne pjesen e dyte.Ne se rastesia apo fati beri qe te mos pesonim 5-6 gola kjo nuk futet tek aftesia tyre.Kemi nje mbrojtje si e kooperativave te dikurshme.
Skuadra u mbajt deri minuten e fundit.Minuten e fundit skuadra ishte ne gjendje te binte pertoke.Ishte bere si vrapuesi maratones ne Athine.Biasi duhej te vinte tabelen :Largoni topin nga zona!Pikerisht kete nuk e beri heroi Cana.I ngeci topi ne zone dhe ja fali kundershtarit.Ne gjuajtjen e kornes u gjinden te lire para portierit tre portugeze.Kaq e kemi takatin.