Zbulohet formacioni i Shqipërisë kundër Spanjës

Leda Hysa

Trajneri i Kombëtares shqiptare ditën e sotme pritet të hedhë një formacion krejt ndryshe nga sa e kemi parë në të kaluarën.

Ndryshimi që pritej është se do të luajmë me pesë mbrojtës dhe ka shumë gjasa që të luajë për herë të parë si titullar në të djathtë Ivan Balliu. Hysaj Gjimshiti dhe Ajeti do të përbëjnë treshen e qendrës, ndërsa në të majtë Ansi Agolli.

Ndryshime të rëndësishme edhe në mesfushë, ku Xhaka dhe Kaçe rikthehen menjëherë titullarë. Ose të paktën kështu janë bërë provat ditën e djeshme në mbrëmje. Kaçe do të jetë i vendosur para mbrojtjes, Xhaka në të djathtë, ndërsa Migjen Basha do të luajë në krahun e majtë.

Në sulm, pritet të jetë Sadiku i vetëm me Eros Grezdën pas shpine, i cili do të jetë si një elektron i lirë duke vepruar në të dy krahët.

Ndërsa në krahun tjetër Spanja do të luajë me “9-shin” e fshehur.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *