A është kjo gruaja e vetme që dashuroi vërtet Lenini?

Ornela

Një akademik britanik ka zbuluar një fotografi të gruas të përshkruar nga disa si dashuria e vërtetë e Vladimir Leninit, pasi fotoja kishte humbur për gati një shekull.

Dr Robert Henderson, ekspert i historisë ruse në Queen Mary University në Londër, zbuloi fotografinë e Apollinariya Yakubova, një revolucionare ruse, e cila ka jetuar në Londër në fillim të shekullit të XX.

Yakubova dhe bashkëshorti i saj ishin bashkëpunëtorë të ngushtë me Leninin dhe gruan e tij, Nadezhda Krupskaya. Henderson e gjeti fotografinë në Arkivin e Shtetit të Federatës Ruse në Moskë në muajin prill, ndërsa hulumtonte për jetën e një revolucionar i ri, Vladimir Burtsev, për një libër.

Sipas akademikut, Lenini e quante Yakubovan “Liroshka”, një formë përkëdhelëse për njeriun që do.

Ajo u burgos, si Lenini, në një kamp siberian për idetë e saj revolucionare, nga i cili u arratis dhe pas një udhëtimi të gjatë prej 7000 miljesh arriti në Londër, ku u shndërrua në një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Social Demokrate Punëtore në mërgim.

Ajo madje thuhet se e refuzoi propozimin për martesë të Leninit, një plagë që liderit historik rus nuk iu mbyll kurrë.

Apollinariya përshkruhet nga bashkëkohësit si “një person i mrekullueshëm, inteligjente, e vendosur, dhe jashtëzakonisht e sinqertë”.

Nuk dihet se çfarë u bë me Yakubovan, por besohet se ka vdekur mes viteve 1913 dhe 1917.

0.j./dita

 

Share This Article
4 Comments
  • Ky bir kurve ka pasur edhe nje dashnore tjeter Innessa Armandin,qe i shkrunte letra perdite.Ate leshen Krupskajen,si teze Lushka, e kishte per mbulim strategjik,mos e zbulonte armiku.

    • O demo mavria! Çfare nuk bene kjoteknologjia e sotme e kohes. U jep acses dhe idioteve te lindur dhe injorante 24 karat te sojit tend te japin “opinione” dhe te fyejne personalitete te kalibrit boteror qe kane bere histori dhe jane pjese e historise boterore si V.I.Lenin. Shko mor idiot dhe hajvan ruaj dhite se nuk ke tru ti te flasesh per kete kolos te historise se njerzimit!

      • O vezhguesi F, Lenini nuke mund te jete nje kolos i njerezimit perderisa ky lozi juaj, vrau lirine e fjales,pra te drejten per te jetuar si krijesa njerezore. Mjaft me, me llozer e kolozer qe i kane lyer duart me gjak te pafajshem njerezor, vetem e vetem perse mendonin ndyshe nga ky djall me fytyre njeriu,apo sozite e tije . O vezhguesi F,ju mbetet fosilje te ketije llozi -kolozi ngaqe krimet makabre te diktatures komuniste dhe persekutoret ne to, si dje dhe sot akoma derdhin lot krokodilesh per te sunduar, mashtruar e shqyet prene e rradhes, pra popullin dhe popujt. O vezhguesi F,pse ishin dhe mbeten bijte e eterve te diktatures komuniste dhe mostrat e tyre,keto llozer e kolozer ne Shqiperi e Rusi vazhdojne te terrorrizojne e vrasin lirin e fjales, pra te drejtat dhe lirite e njeriut.Vetem ne Shqiperi kjo palopolitike ka lene pas deri me sot mbi 30mije viktima te pafajshme, ku ne mes tyre ka akoma qe nuke kane nje varr per t’u qare e vendosur lulet,pa harruar nje pasuri kombetare e private te grabitur dhe tjetersuar nga keto bije e mostra llozi, e kolozi, qe ju o mije kenetash i pegjeroheni dhe kjo jo nga dija, por nga leket e piset dhe gelltitja e nje luge supe te prishur gjate diktatures komuniste ju ben per te vjelle tere jeten. Mjaft me, MJAFT.Mallkimi i mijra nenave dhe grave te vedhura me te zeza, si dhe i mijra femijeve te mbetur jetim shume shpejt do te bjete mbi ju o mije kenetash, qe nga te pabreke ju la dita dhe miljonere ju ngysi nata. Prisni, nuke keni pare gje akoma;deklaroje Saimir Tahiri kur ju cenua jeta. Bojkoti ne shumice i zgjedhjeve parlamentare ku i nxori te dhjere por “krenare”palopolitiken shqiptare , si dhe kerkesa me force e SOVRANIT, USA-s dhe e BE-se per Reformen ne Drejtesi, Vettingun dhe ligjin e dekriminalizimit, flasin qarte se Shqiperia mbeti peng i llozerve dhe “kolozerve”te revolucionit antinjerezore. Doni apo nuke doni ju o mije kenetash, dretesia do te behet ne Shqiperi dhe Rusi se e kerkon SOVRANI, USA dhe BE-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *