Zbulohet gjarpri me zile me dy koka

Bora Basholli

Një gjarpër me zile me dy koka është gjetur në një pyll në New Jersey.

Zvarraniku, i quajtur Double Dave, u zbulua muajin e kaluar dhe u mor nga një grup mjedisor.

Gjarpri ka dy koka plotësisht të formuara, katër sy dhe dy gjuhë që veprojnë në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra.

“Do të ishte mjaft e vështirë për këtë gjarpër të mbijetonte në natyrë,”-tha ambjentalisti Dave Schneider.

Ai tha se trupi i gjarprit ngrin kur përpiqet të shpëtojë dhe do kapej lehtë nga grabitqarët.

Gjarpri u gjet në një zonë të pyllëzuar më 25 gusht në Pine Barrens.

Kjo ndodhi ndërsa ata po vëzhgonin lindjen e një gjarpri me zile.

 

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *