Sot, 16 persona nga disa qytete të Shqipërisë janë arrestuar pasi falsifikonin dokumente.
Polica e Fierit në bashkëpunim me shumë institucione të tjera, ka finalizuar ditën e sotme operacionin “Pagesa e Fundit”, duke arrestuar shtetasit që punonin në fushën e migracionit të paligjshëm.
Nga 16 personat e arrestuar, gjendeshin dhe shtetasit S.P, Jetnor Hoxhaj, Eris Koliçi, A.H, Xhevair Myrtaj, Artan Haxhiu dhe A.N, të gjithë banues në qytetin e Fierit. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prej vitit 2017, ushtronin aktivitetin kriminal në fushën e falsifikimit të monedhave, falsifikimit të dokumentave shkollorë, dokumentave të gjendjes civile, të pasaportave, dokumentave të emigrimit dhe të qëndrimit në vende të ndryshme si: Bashkimi Europian, Kanada, Mbretëri e Bashkuar, Irlandë etj.
Këta shtetas u merrnin porosi për pajisjen me dokumenta të falsifikuar, personave të ndryshëm me banim në Fier, Lushnje, Mallkastër, nga Qarku i Beratit, Korçës, Vlorës, kundrejt pagesave që varionin nga 600 Euro deri 12,000 Paund.
Shtetasi S.P. dhe Jetnor Hoxhaj pasi i merrnin këto porosi, nëpërmjet shtetasve Eris Kolici dhe A.H, i dërgonin me automjete të ndryshme si furgona, taksi, autobuza për në Tiranë te shtetasi Artan Hasani, i cili merrej me prodhimin e tyre.
Në përfundim të operacionit “Pagesa e Fundit”, u bë i mundur ekzekutimi i urdhërave të lëshuara nga Gjykata dhe arrestimi i shtetasve:
– Jetnor Hoxhaj, 42 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori”, Fier.
– Eris Koliçi, 28 vjeç, banues në lagjen “Sheq Madh”, Fier.
– Xhevahir Myrtaj, 53 vjeç, banues në lagjen “Liri”, Fier.
– Artan Haxhiu, 33 vjeç, banues në lagjen “Mborostar Ura” Fier.
– Kostaq Papa, 31 vjeç, banues në Lagjen nr. 1, Sarandë.
– Enton Lahollari, 37 vjeç, banues në Lagjen Nr. 5, Pogradec.
– Artan Hasani, 48 vjeç, banues në rrugën e Qelqit, Tiranë.
– Barjam Hoxha, 57 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale të mashtrimit.
Në kuadër të këtij operacioni, po hetohen në gjendje të lirë me masën e sigurimit “Detyrim paraqitje” shtetasit:
–A.H, 62 vjeç, banues në Fier.
–A.N, banues në Fier.
–I.S, 48 vjeç, banues në Tiranë.
–D.S, 32 vjeç banues në Durrës.
–P.B, banues në Fier
–I.G, banues në Fier
Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:
– S.P, 41 vjeç, banues në Fier.
– V.Gj, 65 vjeç, banues në Korçë.
s.a/dita

Per te qeshur, por puna e ketyre, krahasohet me
shoqatat humanitare qe nxjerrin njetezit nga zonat
e luftes ne Siri
Kjo ikje e llahtarisur e shqiptareve nga vendi i tyre eshte ne rradhe te pare se shteti dhe njerzit e zgjedhur pra deputetet dhe ministrat jo vetem qe nuk e kane bere detyren por e kane bere ate vend te pabanueshem..deputetet e kane kthyer parlamentin ne bordello politike kurse qeveritaret e kane shitur ate vend dhe shqiptaret jane emigrante ne vendin e tyre por te papune
.
Eshte pikerisht keq-qeverisja 27 vjecare dhe qendrimi hipokrit i miqve tane perendimore qe eshte rritur kerkesa e njerezve per ti kur nga syte kembet..me perjashtim te fallsifikimit qe besoj se eshte e sajuar te tjerat fallsifikime jane te justifikueshme se po ndihmojne njerzit te ikin nga kolera demonkratike berishaine qe do dhe 30 vjet te rregulohet..
.
Boll me keto aksione per shplarje truri…edhe ne kohen qe na pushtoi turku nuk iken me shume se gjysma e popullit qe nuk ka ndodhur ne asnje vend per te gjithe kohrat…..Kush e vrau ate vend….kush i cmendi shqiptaret ??