Një hartë e korteksit cerebral (trurit) të një saktësie që kurrë më parë nuk ishte arritur u krijua nga shkencëtarët.
Harta e publikuar në revistën “Nature” ndan në detaje pjesët më të pazbuluara të trurit në plot 360 zona (180 për secilën hemisferë), më shumë se gjysma e të cilave kurrë nuk ishte identifikuar më parë.
Ky nivel kaq i lartë i paraqitjes së detajit do të bëjë të mundur që të kuptohen më mirë sëmundje si dementia, autizmi apo epilepsia, që varen pikërisht nga anomali të korteksit.
I filluar në 2010, ky projekt ka për qëllim që të identifikojë lidhjet mes zonave të ndryshme të turit.
U zbulua se në zonën që lidhet me gjuhën ekziston një hapësirë e vogël që aktivizohet vetëm kur dëgjohen histori.
Gjithashtu, në zonën e shikimit, një grup neuronesh përcakton ekskluzivisht gjerësinë e fushëpamjes.
Veçanërisht neurokirurgët mund të ndërhyjnë në tru me saktësi të madhe, duke evituar dëmtimin e hapësirave të rëndësishme.
a.d. / dita

“Zbulohet harta e re e trurit të njeriut”
si gjithnjë budallallëku ose më mirë mosnjohja e gjuhës sjell tituj të tillë!tituj që me llogjikën nuk kanë të bëjnë fare!!
po të shikosh,lexosh shkrimin do të kuptosh se fjalët dihen por llogjika ose më mirë kuptimi i fjalëve bëhet çorbë!zbulimi bëhet çorbë me hartimin!
nuk ja ven të komentohet më shumë sepse është humbje kohe si për mua dhe për këta kalamojt që duan të shkojnë tek blloku e ta pijnë ndonjë birrë të ftohtë!!
vk çuna se sado trashë dhe pa llogjikë që të shkruani prapë ju lexojmë,prapë jeni më të mirë se ata të birn ose të “zëri”i kosovës!!të paktën kuptoheni se ça keni dash me thon!!
Cfare ke dasht me thane anticenshurë 25642654.