Zbulohet identiteti i dy terroristëve të sulmit në Stamboll

Elton Tafaruci

Identifikohen dy kamikazët që kanë kryer sulmin terrorist në aeroportin e Stambollit.
Në kuadër të hetimeve të udhëhequra nga Prokuroria e Përgjithshme e Republikës në Bakirkoy thuhet se 2 nga 3 terroristët që kanë kryer sulmin terrorist në aeroport janë Rakim Bulgarov dhe Vadim Osmanov.

Ndërkaq po hetohet për të zbuluar identitetin e terroristit të tretë janë duke vazhduar.

Mësohet se identiteti i Vadim Osmanov-it është zbuluar nga fotokopja e pasaportës së tij që e ka dhënë në një agjenci për të marrë shtëpi me qira në qarkun Fatih në Stamboll.

Në afërsi të shtëpisë ku jetonin terroristët që kryen sulmin vetëvrasës, në një kontejner mbeturinash kanë gjetur një kompjuter të dëmtuar me gozhdë dhe policia është duke punuar në zbulimin e informacioneve në atë kompjuter.

Nga ana tjetër prokuroria për 13 të arrestuarit dje për sulmet terroriste dha periudhë shtesë të arrestimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *