Zbulohet identiteti, kush është vrasësi i 21-vjeçarit shqiptar në Londër

Ornela

Është zbuluar identiteti i autorit i cili vrau me thikë 21-vjeçarin shqiptar, Renato Geci, në Britaninë e Madhe.

Sipas mediave vendase, ai është Shaddai Smith, 31 vjeç, nga Romford. Po ashtu së bashku me të, policia ka arrestuar edhe një grua 27-vjeç e cila akuzohet se ka ndihmuar 31-vjeçarin të fshihet.

Renato Geci u vra me thikë më 22 Mars, pranë një shtëpie në Granville Avenue, Hounslow. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:22 të natës. Bashkë më të në vendin e ngjarjes u gjet edhe një person tjetër i plagosur po me thikë, por emri i tij nuk është bërë i ditur.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • C`bente Renato Geci jahte baneses ne oren tre e gjysem te nates ?! Keta njerez nuk emigrojne per pune , por qe te bejne pasuri me rruge kriminale . I a nxine faqen ketij vendi !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *